Nuk kam audituar asnjë kompani të Fazlliç, por kam audituar vetëm kompanitë e Meros
Prej dhjetë ditësh disa media të majta me një protoganizëm të theksuar politik dhe pa asnjë prove kanë spekuluar duke më atribuuar mua si eksperte kontabël, auditin e disa kompanive që shtypi i lidh me emrin e biznesmenit anglo-boshnjak, Damir Fazlliç. Unë i hedh poshtë me neveri këto shpifje, duke qenë e gatshme për çdo ballafaqim të fakteve, akuzave dhe spekulimeve edhe në prokurori.
Dua të sqaroj opinionin dhe në mënyrë të posaçme gazetarin Mero Baze, i cili po udhëheq këtë fushatë shpifjesh, se si një profesioniste e fushës së financave, unë ushtroj veprimtarinë time private konform ligjeve të vendit dhe atyre ndërkombëtare, dhe jo nga parime politike, klanore dhe mercenare, siç mund të udhëhiqet Baze.
Nga këto parime unë kam audituar për shembull kompanitë e zotit Baze, i njohur për shitjen dhe riblerjen e tyre (që natyrisht ia lejojnë ligjet e vendit), si shoqërinë “Media Soft Albania” sh.p.k., e krijuar si person juridik me Vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, nr. 34779, datë 02.11.2005, me administrator nipin e Meros, zotin Artur Malaj, si dhe shoqërinë “Media Enter” sh.p.k., e krijuar si person juridik me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Tiranë, nr. 21390, datë 26.05.1999.
Me vendim të Gjykatës së Rrethit Tiranë, nr. 21390/1, datë 22.11.2005, është bërë ndryshimi i ortakut të shoqërisë dhe ndryshimet përkatëse në statusin e shoqërisë për sa i përket strukturës së ortakëve. Ortaku i vetëm, z. Mero Baze, në datë 10.10.2005 i ka shitur zotit Besnik Sylaj 100% të kuotave të kapitalit themeltar etj.
Duke qenë një profesioniste e fushës së auditit, ligji nuk më kufizon për të bërë çdo audit në një treg të hapur dhe konkurrent të kësaj fushe, por dua të sqaroj qartësisht opinionin se nuk kam pasur asnjë lidhje me firmat e biznesmenit Damir Fazlliç, nuk kam mbajtur dhe as nuk kam audituar asnjë nga këto kompani, edhe pse ma lejon ligji. Kjo mund të konfirmohet qartë dhe pa asnjë vështirësi nëpërmjet dokumentacioneve që depozitohen në disa institucione shtetërore, siç janë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve etj.
Fakti që disa media të inspiruara politikisht duan të bëjnë lidhje të paqena mes meje dhe kompanive të biznesmenit boshnjako-anglez, duke fantazuar skenarë konspirativë të tipit Baze, i cili çdo të keqe në këtë vend dëshiron ta lidhë me familjen e Kryeministrit, provojnë paprofesionalizmin e tyre, mjerimin dhe përdorimin e tyre ekstrem. Dua të nënvizoj faktin se unë kam zgjedhur punën e ndershme dhe të pastër për të mbajtur familjen time, me të cilën vërtet mburrem, dhe jo mercenarizmin dhe shpifjet për përfitime të ulëta.
Unë ushtroj aktivitet në profesionin e lirë si eksperte kontabël e autorizuar, me licencë të Profesionit të lëshuar nga IEKA, me Nr. 143, datë 29.12.2006 dhe mbrojtur pranë IEKA-së më datë 29.06.2005, si dhe bazuar në Certifikatën e Regjistrimit (Biznes i vogël), me kodin vendor 38222 dhe NIPT K71529023K.
Këto fakte hedhin poshtë çdo lidhje që Baze i ka bërë herë pas here licencimit tim me datën e krijimit të një kompanie private. Unë nuk jam as gjykatëse dhe as prokurore, por vetëm një eksperte e pavarur dhe në asnjë veprimtari timen nuk i lejoj vetes paragjykime dhe aq më pak shpifje apo trillime për asnjë subjekt privat apo publik, siç bën zoti Baze në profesionin e tij të publicistit, duke marrë edhe rolin e gjykatësit, edhe pozicionin e prokurorit, edhe portretin e hetuesit të sigurimit famëkeq të shtetit.
Nisur nga parimi kushtetues që gjithkush ka të drejtë të punësohet diku ose të ushtroje aktivitet privat, dua të shpjegojë se profesioni im si eksperte kontabël e autorizuar është profesion i pavarur, i mbështetur në Ligjin Nr. 7638, datë 19.11.1992, "Për Shoqëritë Tregtare", ndryshuar me Ligjin Nr. 9901, datë 14.04.2008, "Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare", sipas Vendimit të Këshillit te Ministrave Nr. 150, datë 31.03.2000 dhe shtesat e ndryshimet e këtyre rregullave të miratuara me Vendim Nr. 625, datë 12.11.2001, si dhe në rregulloren për organizimin e profesionit të ekspertëve kontabël të autorizuar, miratuar nga IEKA.
Në mbyllje të këtij sqarimi për opinionin dua t’i kujtoj zotit Baze se me shpifjet e tij ka ndikuar për të më prishur imazhin e studios time private, duke më sjellë dëmtim moral të studios, gjë për të cilën edhe mund t’i drejtohesha drejtësisë, por Mero ka rënë kaq poshtë se ka nevojë vetëm për mëshirë, duke u lutur për të “fale o Zot se nuk di se çfarë bën”.
Në rastin konkret për shkrimet e publikuara dhe prononcimet e pandërprera të Mero Bazes në lidhje me pronat e biznesmenit anglo-boshnjak, e kanë shndërruar atë në një demirolog.
Unë si një eksperte kontabël nuk u besoj teorive konspirative dhe as që merrem me to, por një pjesë e madhe e opinionit e cila e lidh zellin e këtij njeriu kundër qeverisjes së djathtë në Tiranë me shërbimet që ai po i bën mafies ekonomike në vend dhe asaj rajonale, sidomos asaj në Beograd. Ndoshta jo pa dashje opinioni ka filluar ta quaj atë si merobazeviç.
*Eksperte kontabël e autorizuar