E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk krijoj konflikte me kryeministrin, as me deputetët

Bujar Nishani

Përkundër krisjes së marrëdhënieve midis Partisë Demokratike dhe presidentit Topi, ky i fundit i ka dërguar një mesazh urimi pasardhësit të tij. Në një intervistë për Planet TV, kreu i shtetit shprehet se Topi i ka dërguar vetëm një sms, ndërkohë që ende një të tillë nuk e ka marrë prej kryesocialistit Rama. Ndryshe ka vepruar Fatos Nano, i cili e ka marrë në telefon dhe e ka uruar. Presidenti Nishani hedh poshtë të gjithë zërat se gjatë ushtrimit të mandatit pesëvjeçar, kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të jetë kryetarja e shtetit part-time. Duke theksuar se gëzon një shëndet të plotë, Nishani deklaron se gjatë ushtrimit të mandatit në krye të shtetit nuk do të pengohet ta ushtroj detyrën në mënyrën më dinjitoze.

 

Si ka qenë dita juaj pasi u shpallët President i Republikës, çfarë ka ndryshuar tek ju?

Për hir të së vërtetës doza e emocionalitetit ka qenë më e madhe, por më së shumti për faktin e një autoanalizë më të madhe përsa i përket përgjegjësive më të mëdha që i takojnë te këtë një njëri në krye të shtetit. Në aspektet e tjera të axhendës së orareve nuk ka ndryshuar ndonjë gjë.

Si ka ndryshuar jeta e familjes suaj, duke qenë se ajo është familja e parë tani në Shqipëri, zonja juaj është zonja e parë tashmë dhe fëmijët ashtu siç quhet në zhargonin zyrtar janë fëmijët e parë të Republikës së Shqipërisë?

Përveçse të qenit në këtë që ju e përcaktuat si zhargon, nuk ka pasur dhe nuk ka ende asnjë perceptim as brenda familjes apo në komunikimin me njëri-tjetrin dhe le themi më miqtë e familjes, dashamirësit, apo qytetarë të tjerë. Ka qenë padyshim një surprizë në familjen time, në momentet e para është pritur me një lloj emocioni të veçantë. Më pas pa dyshim dhe tek ata kam parë një reflektim që u takon atyre në mënyrën e sjelljes në mënyrën e komunikimit, për të qenë shumë herë më normal se çka kanë qenë ata deri më tani.

Ka ndryshuar diçka tek bashkëshortja juaj?

Asgjë nuk ka ndryshuar përveçse faktit, për të qenë shumë herë më korrekte dhe më e drejtpërdrejtë në komunikimin me median, e cila në fakt këto ditë ka qenë shumë insistuese. Megjithatë ajo i ka kërkuar një mirëkuptim për të komunikuar me median në një kohë pak më të vonë.

Si e ka pritur djali juaj, i cili është me studime në Vjenë, lajmin se babai i tij u bë President?

Për hir të së vërtetës i takon asaj pjese të të rinjve shqiptarë që është shumë i pasionuar pas atdheut dhe flamurit dhe gjithashtu ndjekës shumë i kujdesshëm i politikës. Ka ndjekur çdo hap timin, por edhe të zhvillimeve politike në tërësi në Shqipëri. Ai ka qenë shumë i surprizuar dhe reagimi i parë në fakt ka qenë jo entuziast, duke marrë në konsideratë periudhën e gjatë që i duhet një politikani për të shkuar në pozicionin e Presidentit të Republikës. Megjithatë, më pas duke e marrë edhe impaktet e para përmes Facebook-ut, nga miqtë e tij në Tiranë, apo edhe në Austri, ku ka krijuar një reputacion shumë pozitiv, atëherë me ka uruar dhe e ka bërë duke qeshur, me një qeshje dashamirëse.

A ka ndonjë fjalë nga ato që ju ka thënë djali juaj dhe ju ka mbetur në mendje?

Tha: Ke arritur majën maksimale. Bravo babi!. Kjo ka qenë konkluzioni i gjithë asaj bisede të gjatë që ne kemi bërë nëpërmjet skype.

Po vajza juaj, që ju e keni thënë gjithmonë që është pika juaj e dobët?

E ka marrë me shumë sportivitet, ndoshta edhe nuk hyn shumë thellë brenda këtij realiteti. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar tek ajo.

Unë do të bëj një lidhje siç vetëm gazetarët mund ta bëjnë. Ndoshta ka humor në këtë pyetje, por duke marrë parasysh natyrën time, unë duhet të të bëj. Ju nuk keni ngjashmëri me Presidentët e tjerë vetëm për shkak se jeni i treti ushtarak që është zgjedhur dhe këtu kam parasysh formimin e Ahmet Zogut, Alfred Moisiut dhe ju, por jeni i treti President që mbani mustaqe. Bashkëshortja juaj nuk e ka pasur qejf këtë fakt dhe në intervistë ka deklaruar që ju kanë thënë ti hiqni. Ju më pas keni deklaruar pasi i keni hequr se kishit bërë një gabim që e keni dëgjuar. A mund ta komentoni këtë fakt sot?

Në fakt mbajtja e mustaqeve është për shkak të një dëshirë për të pasur një ngjashmëri me tim gjysh, me babain e nënës, i cili ka pasur dhe ka lënë një ndikim dhe mbresa shumë të mëdha në jetën time, për disa arsye dhe më së shumti familjare. Ai ka qenë një personash shumë aktiv, në mbretërinë e Zogut, si fillim në kavalerinë e tij më pas i angazhuar në luftën Nacional Çlirimitare, nga fillimi deri në fund. Ai ka qenë një personazh me një miqësi shumë të madhe dhe një shoqëri shumë të gjerë, më një karakter shumë të fortë dhe fatkeqësisht humbi djalin e vetëm. Ai ishte maturant në atë kohë në shkollën Skëndërbej dhe ka qenë kampion boksi në Shqipëri.

Çfarë është një moment  që ju ka mbetur në mendje nga shkolla Skëndërbej?

Natyrisht që pjesa më delikatë është kur përpara se të hanim drekën apo darkën duhet të uleshim apo të çoheshim disa herë para pjatës.

Dhe ta mendosh që sot ky njeri është President i republikës…

Normal që kjo është jeta njerëzore.

Edhe pse ju keni një moshë disi më të madhe sesa e imja, mbaj mend në shkollë që ishit një nxënës me të gjitha dhjeta dhe i rregullt dhe do doja të dija a ju shërbeu i gjithë ai rregull apo atë dhjeta të shkollës Skëndërbej, si në të mesmen ashtu edhe në të lartën?

Nuk besoj tek pjesa e notave që mund të marrë një nxënës, pasi e quaj diçka subjektive apo të jetë elementi bazë në formimin e një njeriu, por vitet që kam kaluar në arsimin ushtarak kanë lënë në formimin tim gjurmë të rëndësishme në kuptim pozitiv të fjalës. Pa dashur të bëj analizën e asaj çka unë përfaqësoj sepse nuk do të ishte etike dhe korrekte,  mund të them që të paktën, për të qenë insistues në realizimin e punëve, apo për të qenë i ftohtë dhe i matur në marrjen e vendimeve dhe i duruar përballë situatave të vështira, kjo shkollë ka ndihmuar. Unë kam kaluar edhe pesë vite në arsimin e jurisprudencës dhe nuk i krahasoj kurrë këto vite dhe atë çka kam marrë në arsimin tim bazë.

Sot që jeni President i Republikës ka ndonjë mësues që ju e kujtoni dhe që ka ndikuar shumë tek formimi juaj?

Pa dyshim, nëse do ta nisnin nga shkolla e mesme, në atë kohë Skënderbej ka qenë ndër gjimnazet më të forta të Tiranës dhe ka pasur mësueses të përgatitur. Le të nisim nga mësuesja kujdestare e cila ka qenë Gjeraqina Spahiu, një emër i fortë i matematikës. Gjithashtu edhe për shkak të pasionit që unë kisha për  fizikën dhe astronominë mund të kujtoj profesor Skënder Shkupin apo Jorgji Koten në vizatimin teknik.

A mund të na shpjegoni, pasi si në media ashtu edhe në rrjetin social Facebook, përmendet momenti i incidentit në Shkollën e Bashkuar dhe thuhet se ju keni qenë aty?

Në atë kohë unë kam qenë pedagog, pasi jam diplomuar në vitin 1988 dhe menjëherë pas diplomimit në shtator kam filluar punën si pedagog në Katedrën e Taktikës. Në ato ngjarje kam qenë vërtetë atje, por në kundërvënie të atyre që kërkonin të rikthenin bustin e Enver Hoxhës. Kemi qenë në minorancë, bashkë me një grup kolegësh dhe studentësh të tjerë.

A mund të përmendi ndonjë student apo koleg që kanë qenë me ju?

Patjetër mund të përmend z. Andrea Çuko, i cili ka qenë një nga pedagogët që ka inkurajuar lëvizjet demokratike , z. Hysen Arapi i cili ka qenë gjithashtu në këtë lëvizje shumë inkurajuese për studentë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›