E Diel, 1 Nëntor 2026

Zharrëza, fshati ku bie tërmet çdo natë

Feçorr Beluli tregon shtëpinë, 80 vjeç

Dashamir Biçaku

Një fshati po shkatërrohet nga shpërthimet nëntokësore që kryhen për të maksimalizuar nxjerrjen e naftës bruto. Bankers Petrolium kompania e huaj q렠  ka nëm zotërim puset në komunën Zharrëz të Fierit prej tre muajsh po i lë pa gjumë banorët e këtij fshati dhe të zonës përreth. Thuajse çdo natë në këtë fshat kthehet në stres dhe në panik. Çdo natë frika e tyre është se kur do të bjerë tërmeti i radhës. Kohët e fundit, kompania ka shfrytëzuar kohën 03-04:30 të mëngjesit për të kryer shpërthimet. Agimi i ngjan një mirazhi shkretëtirë. Banorët tregojnë se një re gazi, tymi dhe pëlhure mes të errtës dhe grisë iu mbulon fshatin dhe zonat përreth. Është e padurueshme era e gazit dhe e naftës që nxirret nga nëntoka e komunës Zharrëz, rreth 10 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.

Zharrëza, epiqendra e tërmetit

Pasi lë në të djathë rrugën nacionale Fier-Berat, si dhe qytetin e vogël të Patosit, vetura i drejtohet fshatit Zharrëz, emrin e të cilit mban edhe komuna që përmbledh disa fshatra. Era e rëndë e gazit që çlirohet nga procesi i nxjerrjes së naftës në zonë bëhet bashkudhëtare me ty në mjet. Është prezente, edhe pse xhamat janë të mbyllur. Një banor i zonës na thotë se kjo është normale tek vizitorët që vijnë për herë të parë në këtë zonë, apo që vijnë rrallë. Shpërthimet e vazhdueshme dhe gjithnjë e më të forta të realizuara nga Bankers Petrolium detyruan banorët që në formë hakmarrjeje të mësynin në ambientet e depozitave të kësaj të fundit duke derdhur një sasi të konsiderueshme nafte bruto. Mesditën e djeshme thuajse shumë pak kishte mbetur pa u mbuluar me çakëll, nga ajo që kishte ndodhur mëngjesin e një dite më parë këtë territor, prej disa mijëra metrash katrorë.

Ne jetojmë me këtë erë, me këtë aromë. Kjo është bërë pjesë me ne,- thotë banori që kërkon të mos identifikohet, ndërsa na përshëndet. Berti Mara, është një banor tjetër i fshatit Zharrëz, pronar i një dyqani të vogël pranë rrugës, që ndodhet fare përballë komunës. Ka thuajse 15 vite që jetojmë me këtë stres. Kohë pas kohe ka pasur shpërthime dhe fillimisht na thoshin që ishte tërmet. Mirë po shpërthimet u bënë aq të shpeshta sa edhe tërmetit i doli boja,- tregon Berti. Ai shpjegon se për disa kohë ato ishin ndërprerë, por prej më tepër se tri muaj, shpërthimet janë kthyer sërish dhe janë bërë shqetësuese për banorët.

Vendi i depozitave të "Bankers Petrolium" në fshtatin Zharrës, Fier

Shpërthimet janë thuajse të përnatshme. Nuk ka natë që të mos ketë shpërthim që të na tundë shtëpitë. Mua më kanë dëmtuar dyqanin,- tregon ai me dorë një të krisur në mur, ndërsa nis të numërojë disa të tjera nëpër muret e godinës. Sipas Bertit dhe fqinjit të tij, Behar Grëmi, mesnata e së shtunës, duke u gdhirë e djeshmja ishte kulmi.

Grëmi një emigrant që më shumë jeton në Itali tregon: Ne ishim duke fjetur, kur rreth orës 3:40 dëgjuam shpërthimin. Pas pak minutash dëgjuam një shpërthim tjetër edhe më të fortë. Ora e varur në mur dhe disa panorama që mbaj aty, nisën të lëkundeshin, ndërsa shtëpia u tund nga dheu. Im bir, që ishte në gjumë të rëndë u ngrit i tmerruar. Dola menjëherë nga shtëpia bashkë me tim bir dhe time shoqe e njerëzit e tjerë dolëm menjëherë jashtë nga shtëpia, nga frika se mos ajo shembej. Mu duk sikur tavani i shtëpisë erdhi deri përpara fytyrës sime. Nuk mund të qëndroja më asnjë minutë në shtëpi. Grëmi thotë se thuajse të gjithë muajt e fundit që ai ka banuar në Shqipëri, ka jetuar me stresin se mbase një ditë shtëpia e tij do të rrëzohej.  Fillimisht ata i bënin shpërthimet ditën, por duke qenë se ditën ajo kuptohej, ndryshuan formë dhe nisën ti bënin shpërthimet natën. Thuajse në të njëjtën orë, kishte shpërthime. Kush mund ta pranojë që tri muaj rresht në një zonë të caktuar të ketë tërmet ?,- pyet Gremi. Ai shton se menjëherë pas shpërthimit të dytë i gjithë fshati dhe zonat e tjera përreth në vendet ku ka ndodhur shpërthimi, u nisën për në vendin ku kryhet depozitimi i naftës bruto nga kompania.  Unë nuk mundem të jetoj më në këtë tmerr. Unë sapo e kam mbaruar shtëpinë time të re. Më ka kushtuar qimet e kokës se kam jetuar gjithë kohën në kurbet.  Grëmi duket se di edhe metodën se si ndodh shpërthimi. Nëpërmjet një lënde të posaçme që ata e hedhin në disa puse uji të lidhur me ato të naftës në to ushtrohet presion dhe nafta del me fuqi nga rrugët e puseve të naftës dhe kjo bën që terreni dhe pjesa e nëntokës të shfrytëzohet në maksimum dhe të varfërohet, veprim që mund të na sjellë neve pasoja të mëvonshme.

Dëmtimi i shtëpive

Teknika e termetit

Në momentin e kontaktit me puset e ujit, teknika e përdorur arrin të kryejë shpërthimin dhe që realizon edhe shtytjen e naftës bruto drejt puseve të saj. Për këtë qëllim në fshatin Zharrës të Fierit, rreth 2 kilometra në Veri të komunës, fare pranë rrugës kombëtare Fier- Berat, janë instaluar edhe depozitat e naftës dhe të gazit. Një punonjës policie, i një kompanie private na ndalon te hyrja e derës ndërsa na kërkon që të ndalojmë, të mos bëjmë asnjë hap më tej. Nuk mund të pyesni askënd, drejtuesit e firmës kanë ikur- thotë ai në formë urdhri. Ndërkaq, në terrenin ku janë vendosur depozitat dhe disa saraçineska të mëdha, tërheqja e gazit dhe e naftës vazhdon normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Një burrë, punëtor pranë depozitave, thotë se tubacionet kanë arritur një thellësi deri në rreth 2500 metra të thellë dhe që andej thithet nafta. Janë nëntë saraçineska, tetë prej të cilave thithin naftë, ndërsa në njërën ka dalë gaz, thotë punëtori që refuzon të identifikohet.

Disa fadroma dhe mjete të rënda vazhdojnë të ngjeshin çakëllin, ndërsa banorët duket se janë përgatitur sërish për një tjetër protestë, por që kësaj radhe ata thonë se nuk do kryejnë veprime të dhunshme ndaj godinës, por synojnë të organizojnë një protestë nëpërmjet së cilës të arrijnë një sensibilizim të njerëzve dhe opinionit publik për atë që po ndodh aty. Çdo ditë gdhihen dhe ngrysen me frikën e shpërthimit apo se një ditë çatia e shtëpisë së tyre do të rrëzohet ashtu si ajo e Gentian Asllanit, banesa e të cilit thuajse është e shembur tashmë.

Policia arreston protestuesit

Më datën 17.06.2012,  ora 19.00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-Kastriot Beluli, 45 vjeç, banues ne Zharrëz Fier.

-Gentjan Asllani, 38 vjeç, banues ne Zharrëz Fier.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të Shkatërrimit të pronës me mjete te tjera dhe Organizimit dhe pjesëmarrjes në gr

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›