E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk lëviz nga Dortmundi

Nga Express më 14 korrik 2011 në ora 20:04

Është folur shumë se Shinji Kagawa mund të largohet nga Borussia Dortmund, por realiteti është ndryshe.

Mesfushori i Borussia Dortmund insiston se do të mbetet në Gjermani, duke i dhënë fund spekulimeve se mund t’i bashkohet Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.

“Disa herë e kam thënë se këtu kaloj mirë dhe se nuk po mendoj për një largim. Këtu gjenden tifozët më të mirë që unë njoh, përse do të duhej të largohesha?”, deklaroi mesfushori Kagawa i cili shkëlqeu me Dortmundin sezonin që shkoi, duke e fituar titullin e kampionit të Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›