Votim unanim Berisha Kolegji leksion per Ramen

Finalizimi i zgjedhjeve të 8 majit sjell oferta të reja politike nga demokratët drejtuar socialistëve. Në këmbim të 3/5 të votave në Parlament, e djathta është e gatshme të pranojë çdo amendament që opozita ofron. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se oferta e tij nuk ka asnjë kufi, por ai ftoi opozitën që t’ia nisë me propozime mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
“Është bërë fjalë se PS do t’i drejtohet Komisionit të Venecias dhe për këtë e përgëzoj dhe e garantoj që PD dhe koalicioni ynë është i gatshëm së bashku me ta të kërkojë mbështetjen e Venecias. Ftoj Zotin Rama të shqyrtojmë bashkarisht ligjet me 3/5 që presin votim dhe mbetemi të hapur të mirëpresim çdo amandament që PS do të paraqesë”-tha Berisha.
Kryeministri Berisha theksoi përpara deputetëve demokratë se Kolegji Zgjedhor e legjitimoi kërkesën e KQZ për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara. Sipas tij, fakti që Kolegji mori tre vendime me vota unanime, tregon se rinumërimi i votave të kontestuara të 8 majit ishte i ligjshëm.
“Është në nderin, dinjitetin dhe meritën e këtij Kolegji që në të dy vendimet të marra së bashku, të tetë gjykatësit kanë votuar për legjitimitetin e numërimit të këtyre votave dhe vlerësimit të tyre. Në doktrinën e vjetër u paraqitën si vota diversante, në doktrinën e re si kallpe, pa çka se ishte edhe vota e Presidentit të Republikës aty në mes”-theksoi kryeministri.
Shefi i ekzekutivit uroi të gjithë fituesit e 8 majit, ndërsa fitoren në Tiranë e cilësoi si një përgjegjësi të madhe, pasi sipas tij vota e 8 majit ishte votë për maxhorancën dhe jo për kandidatin.
Erjon Ajazi