Ministri i Transporteve sqaron koston shtese per rrugen Levan-Vlore

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi shpjegon koston shtesë në aksin Levan-Vlorë. Në vlerësimin e tij, projekti i bërë nga PS në kohën e qeverisjes së saj ka pasur një gabim matematik, pasi nuk parashikonte shtresën e stabilizantit.
Për këtë arsye, ministri Olldashi sqaroi faktin se shtresa për stabilizantin shkon 2 milion euro. Njëkohësisht, shtesa ka ardhu dhe për një sërë arsyet të tjera.
Shtuar këtu si faktin që shtrati i Vjosës ka pësuar ndryshime, ashtu dhe shtesën në fond për mbrojtjen mjedisore.
Por për tëbërë sa më të qartë dhe transparence këto ndërhyrje, ministri Olldashi shprehu gatishmërinë e tij për të vënë në dispozicion të PS projektin
“PS të kërkojë komision hetimor për ndryshimet dhe unë jam i gatshëm të raportoj për çdo detaj të aksit. Por theksoj se ky është investimi më i lirë në infrastrukturë, pasi 2.45 mln euro/km në rrugën Levan-Vlorë është kostoja më e lirë”.