E Shtunë, 31 Tetor 2026

Varka me emigrante shqiptare kapet ne Vesti

FOXHIA- Emigrantet ne kerkim te rrugeve me ekstreme, per te mberritur ne brigjet e vendeve perendimore. Edhe pse nje varke e vogel me vela, mjeti lundrues me nje gjatesi rreth 7 metra, i ka sherbyer 11 klandestineve shqiptare per te mberritur ne Itali mengjesin e djeshem. Udhetimi ka shkuar pa asnje rrezik, ndoshta edhe i favorizuar nga koha e mire dhe deti i qete, por dy dite vozitje i kane nxjerre klandestinet ne gjirin e Vestes ne Foxhia. Policia italiane beri dje te ditur per mediat vendase, se varka me 11 emigrante shqiptare ne bord, nga te cilet 7 minorene, ka zbarkuar gjate oreve te para te mengjesit nepermjet Adriatikut per ne kete rajon, por eshte hasur nga motovedetat e Guardia di Financias.

Roja bregdetare i ka ardhur ne ndihme emigranteve, qe pas marrjes ne pyetje deshmuan se vinin nga Shqiperia dhe Kosova. Autoritete te policise se Foxhias deklaruan se nente nga klandestinet qe zbarkuan ne Vesti jane kosovare dhe dy shqiptare. Shtate prej tyre ishin te mitur te moshave 15-17 vjec, qe tentonin nepermjet aventures se tyre emigrimin ne brigjet italiane te Garganos.

Informacionet e servirura per mediat kane qene te pakta per shkak te hetimit te sapo nisur. Klandestinet i rrefyen policise italiane se kishin perdorur varken duke e nisur jo nga brigjet shqiptare, por ato te Malit te Zi.

Gjithsesi mesohet se hetuesit jane vene ne kerkim te skafisteve dhe trafikanteve qe kane mundesuar kete udhetim te rrezikshem. Menjehere pasi kane dale ne breg, ata jane derguar ne spital per mjekim, pasi kane qene te lagur nga uji dhe kishin ethe nga te ftohtet. Pas vizitave te kryera mesohet se gjendja shendetesore e tyre ka qene e mire dhe pa rreziqe. Nga spitali emigrantet jane derguar ne nje ambient te vecante ku survejohen nga karabinieret e Foxhias dhe pritet qe te merret nje vendim per gjykimin apo depertimin e tyre per ne Shqiperi dhe Kosove.

Policia italiane tha se mes klandestineve nuk ka asnje grua dhe vetem kater prej tyre konsiderohen te rritur, pasi pjesa me e madhe jane femije. Klandestinet i treguan hetuesve se ishte iniciative e tyre kjo aventure dhe se nuk kishin pasur probleme ne det te hapur, edhe pse varka ishte me vela dhe jo e pershtatshme per lundrim. Edhe nje jave me pare nje varke me 12 klandestine shqiptare ne bord tentoi brigjet italiane, por u kap nga Guardia di Financia.

Perg. A.Q.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›