E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika, tjetër atentat drejtësisë

 

Është për të ardhur keq, që u desh ndërhyrja e Ambasadës Amerikane që politika e katundit këtu në Tiranë të lëvizte për t’i hequr imunitetin Fatmir Mediut. U bëftë drejtësi sepse kemi nevojë për të. Le të shërbejë ky rast për të krijuar një precedent ndëshkimi në këtë politikë të përzier me krimin dhe antiligjin, një mënyrë rrugaçërore gjatë këtyre viteve.

Kurse rrëzimi i dekreteve të Presidentit për drejtëinë është atentati i rradhës i klasës së ndotur politike ndaj përpjekjeve për reformë në dretësi.

Dhe media të vijojë presionin për të shpënë deri në fund çështjen e Gërdecit, jo vetëm nga ana ligjore, por edhe nga ana morale dhe njerëzore. Ata djemtë në grevë urie, janë në të drejtën e tyre të plotë. Kjo puna e Gërdecit zgjidhet nëse qeveria do të mendoje 60 minuta në orë se si të zgjidhi hallin, njësoj si në ditën e shpërthimit!

Qeveria është përgjegjëse për tragjedinë, ajo duhet t’i përgjigjet çdo ankese të banorit që i është shkaktuar tragjedia, ku është ajo transparenca e “zgjidhjes” së problemit nga ana financiare???

Deri ku ka arritur zgjidhja dhe sa vetë janë kthyer në jetën normale para Gërdecit???

Gërdeci është një vrimë e zezë e qeverisë “Berisha”...

Ja, aty i ka të gjitha rrënojat e armatim-municionit të shkaktuar nga reformat “e ndritura” që flet përditë, por do b... reforma, dhe jo tualet fjalësh nëpër konferenca shtypi, zgërdhim dhëmbësh të palara, dhe deklarata me këmbë në ajër... që qesh e gjithë bota!!!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›