Nuk u mërzit

Futbollisti kosovar, Ahmed Januzi nuk është zhgënjyer aspak nga fakti që Josip Kuze nuk e inkuadroi asnjë minutë të vetëm në ndonjërën prej dy ndeshjeve të fundit miqësore, që Kombëtarja e Shqipërisë i zhvilloi ndaj Andorrës dhe Malit të Zi.
Sulmuesi vushtrrias është pajisur me pasaportë shqiptare në vitin 2009, derisa me përfaqësuesen U-21 të Shqipërisë i ka zhvilluar rreth dhjetë ndeshje. Ai u ftua nga Kuze për herë të parë në grumbullimin e përfaqësueses A, në përgatitje për miqësoret ndaj Malit të Zi dhe Andorrës, në të cilat ndeshje ekipi kuqezi ka triumfuar me rezultat identik, 1:0.
Pritej që Januzi do të debutonte me Kombëtaren Shqiptare të paktën në ndeshjen ndaj Andorrës, e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Tiranë, por kjo nuk ndodhi.
21 vjeçari tregoi se selektori Josip Kuze kishte vendosur të mos e inkuadronte atë në asnjërën prej këtyre dy ndeshjeve, për arsye se vushtrriasi akoma nuk ka përvojë të duhur në ndeshje ndërkombëtare. Megjithatë, Januzi thotë se vendimi i trajnerit duhet respektuar.
“Para ndeshjes me Malin e Zi, Kuze na ka njoftuar se në atë takim do të hyjë me ekipin e parë. Ndërsa, para ndeshjes me Andorrën kam biseduar me Kuzen dhe ai më tha se mos të mërzitem nëse nuk më inkuadron në ndeshje, sepse ai tha se duhet që të futen në lojë disa lojtarë që kanë pritur para meje për të luajtur”, deklaroi Januzi për Express të enjten.
“Trajneri e di më së miri se si bëhet formacioni dhe vendimet e tij duhet të respektohen. Unë nuk jam mërzitur që s’kam luajtur. Përkundrazi, jam i kënaqur që kam qenë në grumbullim me ekipin kombëtar dhe kam kaluar shumë mirë gjatë gjithë kohës me shokët e ekipit dhe me anëtarët e shtabit teknik”, shtoi ai.
Lojtari i Vorskla Poltava pohoi se e ka paralajmëruar Josip Kuze se do ta ftojë atë edhe në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares së Shqipërisë.
“Për mua është e rëndësishme që jam ftuar në këtë grumbullim në moshë të re. Kuze më ka thënë se është i kënaqur me punën që kam bërë gjatë stërvitjeve me ekip. Ai më tha të mos mërzitem që nuk jam futur në asnjërën ndeshje sepse ka qenë hera e parë që jam ftuar. Kuze më tregoi se do të më ftojë edhe në grumbullimet e ardhshme të Kombëtares dhe se një ditë do të më vjen rasti edhe mua për të luajtur. Besoj se me punë do ta arrij synimin”, theksoi Januzi.
Kombëtarja shqiptare të mërkurën mbrëma e radhiti fitoren e tretë rresht në ndeshje miqësore, pasi e mposhti Andorrën me rezultat 1:0. Me rezultat të njëjtë kuqezinjtë fituan edhe më 25 maj në Podgoricë ndaj Malit të Zi, derisa më parë patën mposhtur Irlandën e Veriut.