Kaka gëzohet për Mourinhon

Leite Kaka është i lumtur me mbërritjen e Jose Mourinhos në Madrid, e po ashtu do të ishte i kënaqur nëse do ta ndante fushën me Douglas Maicon.
E përditshmja spanjolle Marca ka bërë të ditur se mesfushori brazilian ka shprehur dëshirën e tij që të luajë nën udhëheqjen e 'Special One'.
“Jam shumë i lumtur të punoj me të. Mourinho është trajner i jashtëzakonshëm. Më ka gëzuar nënshkrimi i tij”, ka thënë Kaka.
Kaka, i cili me mbrojtësin e Interit, Maicon, luan në Kombëtaren e Brazilit, ka pohuar se do të ishte i kënaqur nëse atë do ta kishte bashkëlojtar edhe në Real.
“Nuk dua të përzihem në punët e Klubit. Kjo është çështje e Presidentit. Sidoqoftë, ai ekipi që e nënshkruan Maiconin, bën shumë mirë. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Nëse vjen në Madrid, do të isha i lumtur”.
Maicon ka pohuar para dy ditësh se dëshiron të shkojë në Madrid dhe t’i bashkohet Jose Mourinhos, ndërsa transferimi i tij duket gjithnjë e më i mundshëm.