E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pepe, afër Juventusit

Juventus është në prag të transferimit të reprezentuesit italian Simone Pepe nga Udinese, kanë bërë të ditur mediat italiane të premten. Mesfushori ofensiv i krahut të djathtë pritet të jetë përforcimi i parë i Juventusit pas ardhjes së trajnerit të ri Gigi Del Neri.

Marrëveshja për kalimin e Pepes në Torino pritet të realizohet në vlerë prej 12 milionë euro. Përveç tij, Juventus nga Udinese ka blerë edhe gjysmën e kartonit të mesfushorit Antonio Candreva, i cili kaloi pjesën e dytë të sezonit si huazim te Bianconerët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›