E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reina mërzitet për Benitezin

Portieri spanjoll i Liverpoolit, Jose Manuel Reina ka pranuar se i vjen keq për largimin e bashkëkombësit Rafael Benitez nga posti i menaxherit në klub, pas gjashtë viteve të kaluara në Anfield Road. “Është ditë e mërzitshme”, tha Reina pas ndeshjes miqësore të cilën Spanja e fitoi kundër Koresë së Jugut me rezultat 1-0.

“Nuk është lehtë e as mirë kur një menaxher largohet ose shkarkohet nga një klub. Isha shumë i afërt me Rafan”, përfundoi Reina. Të enjten, Benitez u largua nga Liverpooli në marrëveshje të përbashkët me klubin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›