E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Liverpulit, Benitez drejt Interit

Trajneri

Përfundon zyrtarisht aventura e Rafa Benitez te stoli i Liverpulit. Klubi anglez ka bërë të ditur se ndërpreu kontratën me spanjollin pas gjashtë sezoneve, periudhë në të cilën trajneri fitoi një Champions League (2004-2005) dhe Superkupën e Europës (2005-2006). Palët gjetën akordin që Benitez të përfitojë 4,2 milionë euro dëmshpërblim për prishjen e kontratës, edhe pse në mars ai kishte rinovuar për 5 vite. Tashmë, 50-vjeçari është alternativa kryesore për t’u emëruar te Interi, si pasardhës i portugezit Zhoze Murinjo.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›