Sokoli, brenda javës te Hysi

Bisedimet ndërmjet Bylbyl Sokolit dhe skuadrës së Hysit, të cilat kanë filluar bukur moti, janë në fazën përfundimtare dhe nënshkrimi i kontratës mes dy palëve pritet të bëhet brenda javës.
Në fakt, trajneri i deritanishëm i KEK-ut veç ka arritur marrëveshje paraprake me ekipin nga Merdarja dhe tani po negociohen vetëm disa detaje të vogla.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Sokoli, për të cilin të interesuara janë edhe disa klube tjera kosovare, por edhe nga Maqedonia.
“Unë kam edhe oferta tjera prej disa klubeve, përfshirë edhe skuadra nga Maqedonia, por jam më afër Hysit. Me zyrtarët e Hysit jemi duke i negociuar vetëm edhe disa detaje të vogla, përkatësisht modulet e bashkëpunimit më afatgjatë për të arritur edhe suksese”, deklaroi Sokoli për Express, por që nuk deshi t’i bëjë të ditur edhe emrat e skuadrave tjera, prej të cilave ka marrë oferta.
Sokoli ishte afër kalimit te Hysi disa xhiro para përfundimit të kampionatit, por KEK-u nuk e kishte liruar para kohe nga kontrata. Tani Sokolit me ekipin e tij të deritanishëm veç i ka skaduar kontrata.