Nuk vjen avokati, shtyhet seanca për Bandën e Lushnjes
Tiranë- Mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës ka sjellë dështimin e seancës gjyqësore në ngarkim të “Bandës së Lushnjes”. Në sallë, në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm njëri nga avokatët mbrojtës të shtatë të pandehurve, që akuzohen si anëtarë të ish bandës kriminale, të drejtuar nga Alfred Shkurti, i njohur si Aldo Bare.
Në këto kushte, Gjykata caktoi të premten e ardhëshme si ditën për zhvillimin e seancës së radhës, ku pritet të dëshmojnë dëshmitarët e akuzës.
Të pandehur në këtë proces janë Arben Borici, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Alico, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina. Këta persona, akuzohen për disavepra penale ndër to, edhe vrasje tëndodhur disa vite më parë në Lushnje.
Ndërkohë, në proces në këtë Gjykatë është edhe Aldo Bare, i cili procedohet në mungesë, pasi ndodheti arrestuar në Turqi, ndërsa autoritet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij.(atsh)