E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Rama te njohe rezultatin

Në orën 17:00 ka ardhur reagimi i parë nga selia blu. Në një deklaratë për shtyp nënkryetjarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli tha se Aleanca për Qytetarin është kryesuese në rang vendi dhe ftoi kreun e partisë Socialiste Edi Rama që të njohë rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve.

“Ky proçes ende nuk ka përfunduar, prandaj ne jemi të vendosur, ashtu siç ju kemi premtuar, të presim me qetësi rezultatet e shpallura nga Komisionet Zonale të Qeverisjes Vendore, si dhe çertifikimin e tyre nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.Në rrafsh kombëtar koalicioni “Aleanca për Qytetarin” është aleanca kryesore e vendit.Numëruesit dhe komisionerët janë heronjtë e ditës. Gjithë Shqipëria i ka sytë tek ata.Shqiptarët dje kanë votuar për adminisratorët lokale, në paqe, qetësi dhe rregull, si europianë nga Tropoja deri në Delvine.Proçesi ka të gjitha garancitë të përmbyllet, me sukses, ashtu siç nisi dhe vazhdoi gjatë gjithë këtij muaji.Ftoj z. Rama, të deklarohet se do të njohë rezultatin, në çdo bashki dhe komunë dhe kjo do të ishte një nga surprizat më të mëdha në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Administratorët lokalë duhet të kurorëzohen ashtu siç u votuan dje nga votuesit e tyre në bashki dhe komuna: me dinjitet evropian.”- tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›