Numerimi i votave debate ne KQZ per shifrat e publikuara

Ka nisur nisur jo vetëm me vonesë, por edhe me debate mbledhja e mbrëmjes e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Përfaqësuesi i PS në komision Genc Gjonçaj tha se ka një disbalancë në transmetimin e të dhënave që vijnë nga qendrat e votimit, ndërsa akuzoi Komisionin se imponon në mënyrë të qëllimshme dhe të dëmshme shifra që nuk janë reale, kryesisht përsa i përket garës elektorale të Tiranës.
Deklaratat e tij janë kundërshtuar nga kreu i KQZ-së, Ristani, i cili deklaroi se përmes këtyre deklaratave po mundohet të hidhet baltë mbi KQZ-në. Ai ftoi Gjoncajn që shifrat që disponon t’i ballafaqojë me shifrat që kanë ardhur në serverat e komisionit, për orën dhe vërtetësinë e tyre. Një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësuesit e majtë në komision ishte dhe mosfunksionimi i faqes së internetit si dhe mosparaqitja përmes tabelave dhe grafikëve i rezultateve në kohë reale.
Sipas të majtëve në komision, publikimi i shifrave në internet, është një element thelbësor i transparencës së procesit të numërimit. Ndërkaq, është kërkuar verifikimi i ndërprerjes së procesit të numërimit në ZAZ-në 47, ndërsa përfaqësuesi socialist Gjoncaj kërkoi ndëshkim të komisionerëve bllokues, në rast se verifikohet përgjegjësia e tyre për bllokimin e procesit.