Mbyllet votimi në Shkodër, rezultati po ai
03/07/2009 PS do ankimojë dy kutitë e KZAZ-së nr. 42
Në Qarkun e Shkodrës ka përfunduar plotësisht procesi i numërimit të votave në pesë KZAZ-të që ishin përcaktuar për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009. KZAZ-ja e fundit që mbylli këtë proces ishte ajo me numër 41 në Bushat, që përfshin zonën e Nënshkodrës. Numërimi i fletëve të votimit dhe plotësimi i procesverbaleve përfundimtare në këtë KZAZ përfundoi pas disa ndërprerjeve, që sollën mjaft vonesa. Ndërprerjet në këtë KZAZ erdhën si rezultat i zëvendësimit tri herë radhazi brenda 24 orëve të komisionerëve të majtë. Më pas që nga pasditja e djeshme e deri në mëngjesin e sotëm procesi i numërimit të votave në Bushat u ndërpre vetëm për pak minuta pas një debati mes komisionerëve dhe vëzhguesve lidhur me një fletë votimi të fshatit Luarzë. Në këtë fletë ka pasur të shënuar dy herë shenjën “X” në të njëjtin subjekt politik, ndaj u kërkua nxjerrja e votës e pavlefshme. Për qetësimin e situatës ndërhyri policia, e cila nxori jashtë vëzhguesit që po krijonin anomali në procesin e numërimit të votave. Më pas procesi vijoi normalisht deri në orën 6:00 të mëngjesit të djeshëm, kur përfundoi numërimi i votave. Në përfundim të numërimit të votave në këtë KZAZ rezultoi fituese PD-ja me rreth tri mijë vota më shumë se PS-ja. PD-ja ka marrë 10112 vota, ndërsa PS-ja ka marrë 7010 vota. Nga 48 200 votues të kësaj zone zgjedhore, kanë marrë pjesë në votim 24 300 ose rreth 51 % e tyre. Në këtë vend numërimi votash mbetën pa u numëruar vetëm dy kuti, që u vlerësuan me probleme. Në njërën prej kutive ishin konstatuar 26 fletë votimi më shumë se votues, ndërsa kutia tjetër ishte e carë anash. Këto dy kuti u shpallën të pavlefshme nga KZAZ nr. 41. Ndërkohë procesi i numërimit në 4 KZAZ-të e tjera të Qarkut të Shkodrës ka përfunduar që ditën e djeshme, kur doli bindshëm fituese PD-ja. Konkretisht në KZAZ nr. 40, që përfshin Bashkinë e Shkodrës, PD-ja doli fituese me rreth 10 mijë vota mbi PS; KZAZ nr. 42, që përfshin zonën e Mbishkodrës, PD-ja kishte tri mijë vota më shumë se PS-ja; KZAZ nr. 43, që përfshin rrethin e Pukës, PD-ja fitoi rreth 500 vota më shumë se PS-ja; KZAZ nr. 44, që përfshin rrethin e Malësisë së Madhe, PD-ja fitoi me tri mijë vota më shumë se PS-ja. Burimet pranë degës së PS-së së Shkodrës bëjnë të ditur se ky subjekt politik do të kërkojë pranë KQZ-së rinumërimin e dy kutive të votimit të KZAZ -së nr. 42, pasi nuk ka pasur vëzhgues të saj. Në përfundim të këtij procesi PD-ja fitoi 7 deputetë, ndërsa PS-ja 4 deputetë.