Numrat e llogarite në banka me IBAN, përfitimet që kanë klientët
Hyn në fuqi sistemi i ri i Numrit Ndërkombëtar të Llogarisë Bankar. Transfertat përmes bankave kushtojnë më lirë dhe janë më të sigurta
Që nga dita e djeshme, të transferosh para nga një shtet në një tjetër, përmes llogarisë bankare personale, do të kushtojë më pak dhe do të jetë më e shpejt dhe e sigurt. Për herë të parë, sistemi bankar shqiptar, aplikon Numrin Ndërkombëtar të Llogarisë Bankare, ose siç njihet ndryshme me emrin IBAN (International Bank Account Number). Tashmë të gjithë numrat ekzistues që kanë llogaritë bankare të shqiptarëve, do të modifikohen me disa të dhëna të tjera, duke shkuar kodi i tyre në një nivel prej 28 numrash dhe germash në tërësi. Një sistem i tillë futet për tu përshtatur me sistemin ndërkombëtar të 46 vendeve të ndryshme të botës.
Përdorimi
IBAN-i përbën një risi në Shqipëri, nën presionin e vazhdueshëm për përmirësimin e eficiencës së transfertave ndërkufitare, përkatësisht reduktimin e kostos dhe të kohës së kryerjes së tyre si dhe rritjes së cilësisë së shërbimit. Ky standard u modelua fillimisht për të zgjidhur problemin e pagesave ndërkufitare me qëllim kryerjen e transferimeve mes bankave në shtete të ndryshme, por gjen zbatim edhe për pagesat brenda vendit, përsa kohë sektori bankar në Shqipëri nuk ka një standard bazë për numrin e llogarive.
Në Shqipëri, IBAN është krijuar për të gjitha llogaritë e klientëve pranë bankave/degëve të bankave të huaja të licencuara nga Banka e Shqipërisë dhe nëpërmjet të cilave mund të kryhen transferta, duke zëvendësuar numrin ekzistues të llogarisë së klientit. Të gjitha transfertat brenda vendit dhe ndërkufitare, (për vendet ku IBAN-i është i aplikueshëm), që kryhen nëpërmjet sistemeve të pagesave apo bankave korrespondente, do të kryhen nga dhe në llogaritë e klientëve, numri i të cilave do të ketë formatin IBAN.
Përparësitë
Avantazhi kryesor i IBAN-it është ofrimi i mundësisë për procesimin në mënyrë automatike të llogarive të çdo banke në çdo vend të botës, kryesisht për kryerjen e transfertave ndërkufitare. Kjo nënkupton verifikimin e regjistrimit të saktë të numrit të llogarisë, nëpërmjet një shifre kontrolli të krijuar nga një procedurë standarde ndërkombëtare.
Përdorimi i IBAN-it në Shqipëri nxit një sistem bankar më produktiv, me një shërbim pagesash të përmirësuar nëpërmjet: standardizimit të numrave të llogarive bankare; identifikimit dhe verifikimit të saktësisë së llogarive bankare të klientëve; përmirësimit të shërbimit ndaj klientit; automatizimit të procesimit të transfertave.
Miratimi
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar në korrik të vitit 2008, rregulloren “Për strukturën dhe përdorimin e numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare (IBAN)”. Rregullorja ka si objekt të saj përcaktimin e strukturës së numrit ndërkombëtar të llogarisë bankare për përdorim në Republikën e Shqipërisë (IBAN-i shqiptar) si dhe përcaktimin e procedurave për krijimin, kontrollin e vlefshmërisë dhe përdorimin e tij nga bankat dhe/ose degët e bankave të huaja të licencuara nga Banka e Shqipërisë. Në kushtet kur Shqipëria nuk ka një strukturë kombëtare (bazë) të llogarisë bankare, aplikimi i IBAN-it si standard kombëtar dhe ndërkombëtar i numrit të llogarisë bankare, zvogëlon mundësinë e gabimeve/vonesave, për dy arsye: (i) të gjithë numrat e llogarive të klientëve në të gjitha bankat, do të kenë një strukturë standarde; (ii) të gjithë numrat e llogarive të klientëve në të gjitha bankat, do të përmbajnë shifra kontrolli të cilat vlerësohen për saktësi nga çdo bankë, sipas të njëjtit standard, si në momentin e inicimit të transfertës pranë bankës së dërguesit, ashtu edhe përpara kryerjes së saj pranë bankës së përfituesit.
Bankat prej një viti kanë modifikuar kodet e llogarive të klientëve të tyre dhe tashmë do të fusin në përdorim sistemin e ri. Duke filluar nga data 1 janar 2010, bankat janë të detyruara të kontrollojnë vlefshmërinë e IBAN-it të llogarisë së dërguesit/përfituesit të përfshira në instruksionin e pagesës, në hyrje apo dalje, pavarësisht formës elektronike apo letër, të marrjes së informacionit mbi IBAN-in.
Struktura e IBAN-it shqiptar
IBAN-i shqiptar përmban 28 karaktere: 2 shkronja - kodi i vendit “AL” + 2 numra - shifra kontrolli “check digits” + 8 numra – kodi i identifikimit të bankës/degës “KIB” + 16 karaktere - numri ekzistues i llogarisë së klientit. IBAN-i shqiptar në format letër do të paraqitet: IBAN AL47 2121 1009 0000 0002 3569 8741.
AVANTAZHET E IBAN-it
Reduktim të kostove të kryerjes së transfertave;
Shpejtësi në kryerjen e transfertave;
Reduktim të gabimeve humane.
2 Qershor 2009