Topi me shqiptaret ne Boston

Fillimisht ne nje meshe me rastin e 100 vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse autoqefale shqiptare ne Boston dhe me pas ne nje darke, te shtruar nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Ketu presidenti dekoroi Kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston me Urdherin "Naim Frasheri" i Arte dhe Imzot Fan Nolin, themeluesin e kesaj kishe, me Urdherin "Gjergj Kastrioti Skenderbeu" pas vdekjes.
Presidenti perfitoi nga rasti per te falenderuar komunitetin shqiptar ne Amerike per ndihmen dhe lobimin per ceshtjen e Kosoves dhe falenderoi Senatin amerikan per ratifikimin e protokollit te anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
“Ne e dime qe ju keni sakrifikuar shume. Le t’i jemi mirenjohes Zotit pasi sakrificat tuaja nuk shkuan dem, pasi sot kemi nje Kosove te pavarur dhe nje Shqiperi qe po i afrohet Evropes. Shqiperia dhe Kosova sot po perjetojne dite historike. Vetem para dy ditesh Senati i SHBA miratoi me vullnet te plote ratifikimin e protokollit qe e ben Shqiperine anetare me te drejta te plota ne NATO”, eshte shprehur Topi.
Me pas presidenti vendosi nje kurore ne varrin e Fan Nolit dhe nje buqete ne ate te Faik Konices, ndonese eshtrat e ketij te fundit prehen prej disa kohesh ne Shqiperi.