E Diel, 1 Nëntor 2026

Numri telefonik i MB për kartat nuk funksionon

Redaksia e TV News 24 provoi ti binte numrit falas te vene ne dispozicion nga Ministria e Brendshme dhe konstatoi se numri mund të përdoret vetem nga telefonat fiks dhe jo nga ata mobil, celularë. 

TIRANE-Numri i gjelbër i vendosur nga Ministria e Brendshme për problemet që mund të hasin qytetarët në pajisjen me karta identiteti është një numër me përdorim të kufizuar. Redaksia e TV News 24 provoi ti binte numrit dhe konstatoi se numri 0800 21 21 mund të përdoret vetem nga telefonat fiks dhe jo nga ata mobil, celularë. Ndaj një person i cili kërkon të pajiset me karta identiteti dhe has probleme, dhe ndodhet në rrugë apo në zyrat e gjendjes civile nuk mund ti telefonojë falas Ministrisë së Brendshme, ashtu sic kjo e fundit ka lancuar. Këtë mund ta bëjë vetëm një qytetar që ndodhet në shtëpi, zyrë apo kabina të telefonave, i cili mund të kërkojë zgjidhjen emergjente që ofron numri i vënë në dispozicion nga Ministria e Brendshme dhe vetëm në rast se telefonon nga një telefon fiks dhe brenda ores 08:00 deri ne oren 22:00. 
(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›