E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polici grek vret të dashurën shqiptare

01/11/2011  Më pas e goditi me makinë

GREQI- Gruaja 49 vjeçe nga Shqipëria u vra nga një polic grek. Krimi pasionant ka ndodhur në Greqi, ku polici 32-vjeçar pranoi në polici se kishte vrarë një grua 49-vjeçare, mëngjesin e 28 tetorit dhe e kishte braktisur atë në rrugë, në rajonin Schimatarit. Trupi i gruas shqiptare u gjet në rrugë dhe fillimisht u supozua se kishte vdekur pas një aksidenti me makinë, por rrëfimi i policit grek e zbardhi misterin e ngjarjes. Gjithçka nisi të premten kur një shofer pa në rrugë trupin e një gruaje dhe njoftoi policinë. Nga hetimi u konstatua se në trupin e saj kishte disa shenja që i bënë autoritetet të dyshojnë se mbi të ishte ushtruar dhunë dhe se nuk bëhej fjalë thjesht për një aksident. Prova e parë solli në dritë marrëdhënien seksuale midis gruas shqiptare dhe policit grek, që shërbente në rajonin e Atikës. Fillimisht e kishte goditur gruan më pas e goditi me makinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›