E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nurja per ABC News Censusi cdo pyetje ne pyetesor ka nje rrjedhe logjike

Pasi të kryhet gjithë procesi i regjistrimit të popullsisë në rang vendi, të dhënat e para do të publikohen një muaj pas përfundimit të tij.

Një fakt të tillë e ka pohuar gjatë një bisede në studion e “ABC News”, Ines Nurja, Drejtore e Institutit të Statistikave (INSTAT).

E pyetur mbi faktin nëse kanë nisur tashmë përgatitjet INSTAT për regjistrimin e popullsisë, ajo tha se i gjithë vendi është i ndarë në zona dhe se anketuesit kanë për detyrë të pyesin të gjithë qytetarët mbi të dhënat.

“Anketimi do të fillojë njëkohësisht në të gjithë Shqipërinë.

Qëllimi i censusit është të tregojë sesa popull banon në një komunë”, bëri me dije ndër të tjera ajo.

Ajo shton se ky census kryhet një herë në 10 vjet dhe është i kushtueshëm.

Ndërsa lidhur me faktin se në pyetësor janë përfshirë gjithashtu, edhe disa pyetje që kanë ngjallur polemika, Nurja tha se “çdo pyetje në pyetësor ka një rrjedhë logjike dhe shumë pyetje, janë njësoj me ata pyetësorët e mëparshëm”.

Sa u përket anketuesve, ajo theksoi se ata do të jenë të pajisur me hartat përkatëse, dhe se personat që punojnë në terren, numërohen 15 mijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›