Gerrard, kapiten i Anglisë kundër Zvicrës

Mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard do të jëtë kapiteni i Anglisë në miqësoren kundër Zvicrës. Gerrard është përzgjedhur nga trajneri Fabio Capello.
Gerrard do të udhëheqë skuadrën e tij në Wembley në mungesë të mbrojtësit të dëmtuar John Terry, i cili ishte dhe kapiteni zyrtar i skuadrës kur Anglia drejtohej nga Steve McClaren.
Capello tha se ai nuk do të emërojë një kapiten të përhershëm deri në fillimin kualifikueseve të Kupës së Botës në muajin shtator.