Nusja e Salarisë theu këmbën në rastin e parë procedural
Nusja e Salarisë me duvak të kuq, më të zbritur nga mushka theu këmbën në rastin e parë në Kuvend. Nuk është ceshtje takash, por çeshtje procedure. Largimi për shumë kohë i PS nga parlamenti ka bërë që në mendjet e tyre të pluhurosen procedurat ligjore për një kërkesë. Gjithçka ishte e qartë, ashtu banale dhe provokuese. Pasi nuk kanë të mbaruar sjelljet provokuese të Partisë Socialiste, e cila nëpërmjet kryetarit të sapozgjedhur të grupit parlamentar Gramoz Ruci ka kërkuar që të shtyhet marrja e vendimit për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin parlamentar të zgjedhjeve të 28 qershorit; gjithçka sepse socialistët janë konfuzë në procedura, pasi së fundmi janë kujtuar se së pari duhet të paraqitet një nismë ligjore për të ndryshuar komisionet hetimore, në mënyrë që të mundësohet hulumtimi deri në detaje i kutive të 28 qershorit. Kështu që vetiu kërkesa e parë është dukur absurde dhe ka shkaktuar tepër habi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku mazhoranca kërkoi që qysh në seancën e së enjtes të merrej në shqyrtim kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor. Ndërkaq mes debatesh shpjeguese nga ana e koalicionit PD-LSI dhe kundërthënieve të ish-ministrit të fundit të Sigurimit, shokut Gramoz Ruci produkt i Politikës së re socialiste - më në fund është gjendur i mundshëm konsensusi që seanca plenare e 18 marsit të merret me ngritjen e komisionit hetimor. Gjithsesi Gramoz Ruçi ska mundur të sqarojë zyrtarisht nëse deri në këtë datë, deputetët socialistë do të marrin pjesë në mbledhjen e komisioneve parlamentare apo edhe të seancave plenare të paracaktuara në kalendarin tre javor të punës, një vendim që mund të ndryshohet vetëm në seancë plenare, me më shumë se 84 vota. Ndër të tjera ai është protagonist i pavetëdijshëm i një aventure të logjikes me realen e gjerave ngase është shprehur tekstualisht se të dy nismat ligjore të socialistëve janë kërkesë e domosdoshme për zgjidhjen e krizës politike dhe janë një kërkesë e domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në BE. Me gjithë mend duhet ti jepet çmimi Oskar për aktorin joprotagonist në filmin politik edvinist. Interesi i PS për liberalizimin e vizave është 1 %, kurse radikalizimi dhe marrja e pushtetit me fiktivitete është 99 %. Pasi në thelb nuk është e vërtetë se këto dy nisma kanë për qëllim integrimin sa më shpejt të vendit në BE. Nuk ka asnjë lidhje logjike, përpos se Ruçi niset nga një aksiomë thellësisht e gabuar, duke marrë për të vërtetë sajesën individuale hapja e kutive; sikurse ai beson se mund të na hedhë hi syve me retorikën çalamane për dëmtime të procesit e që mbërrihet tek bllokimi i hyrjes në Schengen. Veç e kundërta është e vërtetë. Nëse opozita e ka seriozisht se do të përligjë atë 1 përqindëshin, duhet të ulet në kuvend dhe të votojë bashkërisht 3 ligjet që kanë një interes të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Mirëpo Të Papranueshmit Rama në mënyrë të pashpjegueshme i intereson demonizimi i shqiptarëve. Ka qenë Edi Rama dhe disa prej recidivëve të tij (Bushati, Dade, Balla) që kanë punuar për të penguar procesin e heqjes së vizave. Ka pasur një investim të pareshtur të selisë rozë me raporte false për të dezinformuar partnerët tanë europianë. Kësisoj, nisur nga progresi i reformave dhe i kushteve të realizuara tashmë nga qeveria shqiptare, dita kur qytetarët do të lëvizin të lirë në hapësirën e Bashkimit Evropian, nuk duket të jetë e largët. Sidoqoftë miopia e socialistëve shkon deri aty sa marrin për të qenë një kauzë të gënjeshtërt të krijuar nga Edi Rama për motive të dobëta: thjesht për të kontrolluar partinë pas humbjes së zgjedhjeve. Edi Rama instaloi një bojkot të kushtëzuar që edhe ai e dinte që nuk mund të pranoheshin dhe në të vërtetë këtë kërkonte; konflikt me qeverinë Berisha 2, që këtë ta përdorte si alibi për të qëndruar në krye të PS. Gjithashtu bojkoti 6-mujor i kuvendit i pati të dyja efektet relative, së pari lejoi mbajtjen e fronit socialist nga egoarku Rama dhe së dyti i mbajti nën narkozë grupin e deputetëve anti-Rama.
...