Ruzhdija divorcohet nga Dushku
“E gjeta Vangjel!”. Për t’i rënë shtegut, shkurt disa profesionistë të medies për të prodhuar opinione politike sillen të përdorin klishe të pabesueshme, por që tingëllojnë
habitshëm në medie, me aksiomën se “e keqja rikthehet gjithmonë”. Nuk është e vërtetë,
të paktën jo gjithmonë e keqja rikthehet. Shqipëria nuk është një mapo korrupsioni, siç dëshiron ndokush. Të shpjegojmë pak me seriozitet arsyet se përse djali nga një fshat i Lushnjes, Dushku, është në gjyq, ngase nga vajza e Fierit, Rruzhdija, ka kërkuar divorc që të mos komprometohen në operacionin “baltosja”.
Pikat mbi i. Assesi janë përsëri çështjet e zgjedhore ato që detyrohen të njësojnë një mega-korrupsion elektoral të krijuar nga socialistët, siç ishte fenomeni që ndodhi në zonën 60 të Lushnjes, në vitin 2001, i pagëzuar si “Dushku”, ku në një zonë elektorale dolën 10 deputetë. Për kronikë, në bazë të sondazheve më 2001 fitonte Partia Socialiste, por u tregua tej mase makute pasi donte të arrinte në 84 deputetë të fituar me qëllim që të kishte mundësi të zgjidhte presidentin. Kështu u shpik Dushku, ku u fituan edhe 10 mandate të tjera. Pra në një zonë, votat e proporcionalit të PS u ndanë nga partitë e vogla të majta secila gati nga 15% kështu që kaluan cakun minimal dhe dolën 10 deputetë.
Mirëpo thagma ishte gjetja e një arsyeje teknike për të shtyrë zgjedhjet në këtë zonë duke u justifikuar paqësisht se ishte prishur makina që dërgonte materialet e votimit. Në raundin e dytë PS i bëri thirrje “blerëse” elektoratit të vet në këtë zonë që të votonte aleatët. Pasi atëhere Partia Aleanca Demokratike, ajo Agrare dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, nuk kishin arritur përqindjen për të përfituar nga lista. Kështu me 2300 vota të votuesve të Partisë Socialiste, PAD mori 3 deputetë, me 3600 vota të PS-së, mori edhe Partia Agrare 3 deputetë, dhe me 2500 vota të tjera të PS-së, përfitoi 3 deputetë edhe PBDNJ.
Për t’u shënuar është se përgjatë këtij procesi Gjykata Kushtetuese shpërndau 52 mandate, nga të cilët vetëm 3 shkuan te PD-ja, të tjerët, pra 49, shkuan te PS-ja.
Kurse sot kemi një tjetër fenomen elektoral të mbiquajtur në emrin e koduar nga prokuroria politike dhe mediatike “rruzhdie”, që nuk është aq arap sa duan ta ciflosin industrialistët e shpifjes apo trillimeve. Fshati i Fierit “rruzhdije” nëpërmjet prokurorisë politike dhe mediatike po kërkohet të jetë një levë Arkimedi për të hedhur në erë zgjedhjet parlamentare më të mirat që ka mbajtur ndonjëherë Shqipëria. Nëse ka pretendime faktike, prokuroria ka të gjithë të drejtën ligjore, pastaj të hapë, te hetojë dhe zhbirilojë kutitë dhe çdo gjë. Kallëzimi i prokurorisë është janë braktisja e detyrës dhe parregullsitë në procesin e votimit. Rruzhdija është një rast i veçuar në zgjedhjet e 28 qershorit, që kanë qenë me standardet të mirat që ka mbajtur ndonjëherë Shqipëria pas pluralizmit; pasi aty janë komisionarët e PS, me urdhër politik (siç ka njoftuar edhe policia në shoqërimet e saj, nipi i Gramoz Rucit, Gjolekë Malaj vërtitej si lubi antarëve
të komisionit) , duke qenë se ajo qendër votimi gjithmonë ka qenë një bastion i PD, kanë braktisur detyrën, bashkë me vulat duke lënë vetëm komisionerët e PD.
Kështu transparenca dhe ndershmëria është kompromentuar nga sms-të e selisë rozë. Ky ka qenë i vetmi rast, në të gjithë qendrat e tjera puna ka vijuar rregullisht si nga komisionerët e PS ashtu edhe ata të PD, ku edhe në fund kanë firmosur sëbashku për çdo gjë. PD nuk ka fituar gjë nga kjo qendër pasi këtë e ka hedhur poshtë një vendim i Kolegjit Zgjedhor, madje edhe duke mos pranuar që zgjedhjet në këtë qendër të përsëriteshin, gjë që e kërkonte me ngulm Partia Demokratike.