E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nusja shkon në polici: Vjehrri më dhunon

Durrës

Një 25-vjeçare me banim në Shkozet të Durrësit ka denoncuar në polici vjehrrin e saj 63-vjeçar. Me të marrë denoncimin në ditën e grave, policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për 25-vjeçaren V.Sh. E reja ka deklaruar se është dhunuar fizikisht e psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme nga vjehrri i saj, shtetasi N.Sh. Gruaja e re ka dhënë detaje dhe mbi rolin e bashkëshortit në këtë marrëdhënie problematike dhe agresive nuse-vjehërr, por pa dashur t’i bëjë ato më tepër publike për të mos cenuar jetën private të familjes është mjaftuar, duke vënë theksin në nivelin e ulët arsimor të dy individëve.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›