E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të distancohet nga dhuna

Ruzhdia

Partia Socialiste i kërkoi dje mazhorancës dhe Kryeministrit që të distancohet nga aktet e dhunës në Ruzhdie. Referuar incidentit që ndodhi dy ditë më parë, deputeti socialist, Piro Lutaj, tha se Partia Socialiste dënon me forcë aktin e shëmtuar kriminal që ka ndodhur në fshatin Ruzhdie, kur një nga komisionerët e Partisë Demokratike ka dhunuar një simpatizant të Partisë Socialiste vetëm e vetëm sepse ky i fundit kishte shprehur në media mendimin e tij mbi manipulimin e zgjedhjeve të 28 qershorit. “është e papranueshme që qytetarët shqiptarë të dhunohen, sepse guxojnë të shprehin mendimin e tyre të lirë, qoftë edhe kur ky mendim bie ndesh me interesat e partisë në pushtet”, deklaroi ai. Lutaj i kërkoi Kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike që të distancohen publikisht nga ky akt. Ndërkohë, mësohet se në Fier kanë nisur dje hetimet për rastin, pasi i dëmtuari Kamberaj arriti të merrte raportin mjekoligjor që vërteton ushtrimin e dhunës ndaj tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›