E Diel, 1 Nëntor 2026

Dondollaku, letër-porosia vonon gjyqin

Procedurat

Enver Dondollaku, krahu i djathtë i Alro Bares, po rigjykohet tek Krimet e Rënda për disa ngjarje gjatë viteve 1997-2005 në qytetin e Lushnjës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ndërsa mosardhja e letër-porosisë nga Italia ka vonuar procesin. Ai është dënuar nga Shkalla e Parë me 25 vjet burg, por Apeli e riktheu për gjykim, duke parë mungesë të zbatimit të procedurave. Dondollaku, edhe pse i dënuar në Itali me 14 vjet burg, pranoi në tetor të vitit 2009 gjykim të shkurtuar, duke i shpëtuar burgimit të përjetshëm. Kërkesa u bë nga avokati Vladimir Meçi, i cili kishte arritur të merrte një prokurë. Por mënyra se si është proceduar nga gjykata për të gjitha veprimet, është quajtur nga Apeli e gabuar dhe ai do të rigjykohet. Megjithatë njoftimi i tij në Itali ka shumë burokraci.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›