E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxënësit e 400 shkollave përfshihen në projekt për mbrojtjen e mjedisit



Nxënësit e 400 shkollave të arsimit parauniversitar janë përfshirë në një projekt me temë “Iniciativa të edukimit mjedisor me në qendër fëmijët”. Ky projekt është një bashkëpunim midis Ministrisë së Arsimit, të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe organizatës UNICEF. Në bazë të një memorandumi të firmosur nga palët pjesëmarrëse, është bërë e mundur që programi i mësimor i klasave të pesta të pasurohet me tema për mbrojtjen e mjedisit. Projekti, i cili tashmë ka nisur, do të zgjasë deri më 2010-n, me një buxhet prej 1.593.281 eurosh. Në fund të tij pritet që rreth 80 për qind e fëmijëve në rreth 2 mijë klasa të arsimit fillor, të kenë fituar sjellje pozitive ndaj mjedisit.

2 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›