I jep fund jetës 64-vjeçari pasi e pushuan nga puna
Gjendet i varur në banesën e tij në Kuçovë Haxhi Merdani. Disa javë më parë ishte shkarkuar nga puna në Aviacionin Civil
KUÇOVË – Humbja e vendit të punës së elektroautit 64-vjeçar të Ndërmarrjes së Aviacionit Civil të Kuçovës është bërë shkas që ai t’i japë fund jetës, pasi familja e tij ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Beratit bëjnë të ditur se është gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës shtetasi Haxhi Merdani. Nga të dhënat e para hetimore, dyshohet se Merdani është vetëvarur në kushtet e depresionit. Sipas dëshmitarëve, motivi që nxiti 64-vjeçarin për t’u vetëvarur ishte gjendja e vështirë financiare e familjes Merdani, e cila e siguronte mbijetesën vetëm me punën e kryefamiljarit.
Ngjarja
I ndodhur mes varfërisë dhe dëshpërimit, 64-vjeçari Haxhi Merdani i ka dhënë fund jetës pasditen e së hënës në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” të qytetit të Kuçovës. Ai është gjetur i vdekur nga bashkëshortja e tij, e cila më pas ka njoftuar policinë e qytetit. Merdani jetonte prej disa vitesh me bashkëshorten e tij, pasi djali i vetëm i çiftit punonte si emigrant ekonomik në shtetin grek. E vetmja e ardhur e familjes së të ndjerit ka qenë puna e tij në profesionin e elektroautit në Ndërmarrjen e Aviacionit Civil të qytetit të Kuçovës. Por, disa muaj më parë, vendi i punës ishte shkurtuar nga ndërmarrja shtetërore dhe ai nuk kishte më mundësi që të siguronte familjen financiarisht. “Humbja e vendit të punës dhe për rrjedhojë shtimi i varfërisë në familjen e tij kanë qenë motivet kryesorë që e kanë çuar 64-vjeçarin Merdani drejt vendimit ekstrem të ekzekutimit me varje në litar”, - është shprehur njëri prej të afërmve të të ndjerit. Sipas tij, Haxhiu, i ndodhur në një gjendje të vështirë psikologjike gjatë javëve të fundit, i dha fund jetës rreth orës 16:00 të pasdites së djeshme. Pasi ka përgatitur litarin dhe e ka vendosur atë në një nga lartësitë e mjedisit ku banonte, e ka futur kokën në lak, duke i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Sapo është kthyer në shtëpi kryefamiljarja ka gjetur të varur në tavan bashkëshortin e saj. Ajo ka njoftuar të afërmit dhe uniformat blu të qytetit, të cilat e kanë nisur trupin e pajetë të 64-vjeçarit Merdani drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit. Mbrëmë i është bërë ekspertiza mjeko-ligjore trupit të pajetë të Merdanit, e cila ka përcaktuar edhe shkaqet e vërteta të vdekjes së tij.
Fenomeni
Gjendja e vështirë ekonomike dhe humbja e vendeve të punës janë bërë shkas për rritjen e ndjeshme të numrit të vetëvrasjeve në vendin tonë. Këta dy faktorë po ndikojnë në përhapjen e këtij fenomeni. Raportet e organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare kanë paralajmëruar “tranzicionin e tretë” që po kalon Shqipëria së bashku me disa vende të tjera të rajonit, i cili do të shoqërohet me rritjen e numrit të vetëvrasjeve për shkaqe ekonomike. Të ardhurat e pakta dhe pamundësia për të gjetur një punë po e vështirësojnë gjithnjë e më shumë jetën e shqiptarëve, si dhe po shtojnë sëmundjet depresive. Asistenca sociale apo pensionet janë të pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës së përditshme.
2 Dhjetor 2008