Në Tiranë pacientët kryejnë vizita me aparatura të viteve 40-50
Drejtori Neziraj i propozon Ministrisë pajisjen me aparatura të reja. Mungojnë ambientet, në një dhomë ushtrohen 3 specialitete të ndryshme
Emanuela Sako
Qytetarët që drejtohen në Poliklinikën e Specialiteteve Nr. 3 në kryeqytet kryejnë vizita me aparatura të viteve ‘40-‘50, të cilat nuk janë në funksion të plotë. Megjithëse aparaturat kanë disa dekada që janë vënë në përdorim, ato vazhdojnë të jenë në funksion të përditshëm, duke kryer vizita për qytetarët. Por problematike është vërtetësia e përcaktimit të problemeve që kanë pacientët me shëndetin. Drejtori i Poliklinikës, Përparim Neziraj, shprehet se disa prej këtyre aparaturave vihen në përdorim duke bërë riparime të herëpashershme, ndërsa disa të tjera janë jashtë përdorimit. Drejtoria e Poliklinikës i ka bërë kërkesa të shpeshta Ministrisë së Shëndetësisë për të bërë zëvendësimin e pajisjeve, por ende nuk është marrë asnjë përgjigje zyrtare. Kjo situatë është bërë problematike prej vitesh dhe aktualisht nuk është bërë asgjë për pajisjen e poliklinikës me aparatura. Sipas Nezirajt, pritet përgjigjja përfundimtare e ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, për t‘i akorduar një fond për blerjen e pajisjeve. Madje një nga aparaturat është e kohës së Luftës Nacional-Çlirimtare, e cila është më e vjetra dhe ende Ministria nuk ka vendosur që ta nxjerrë atë jashtë funksionit.
Situata
Poliklinika e Specialiteteve Nr. 3 është më e madhja në kryeqytet, ku kryhen rreth 70 vizita në ditë. Për këtë arsye kërkohet që të bëhet një investim i madh për pajisjen me të gjitha aparaturat. Aparaturat që mungojnë në këtë qendër spitalore janë aparaturat për laboratorët, aparaturat Rëntgen, për EGG, grafi etj. Problem për vënien në funksion të aparaturave që gjenden në poliklinikë që nga vitet ‘40 apo ‘50 është se nuk mund të gjenden pajisjet për të bërë restaurimin e tyre dhe plotësimin e pjesëve që u mungojnë. Por, një pjesë e tyre qëndrojnë në gjendje pune, pasi është detyrë e Ministrisë së Shëndetësisë që të japë vendimin për nxjerrjen e aparaturave jashtë funksionit. Në të kundërt Drejtoria e Poliklinikës nuk mund të bëjë asnjë veprim përveçse të lejojë kryerjen e vizitave apo ta lërë shërbimin të pambuluar.
Poliklinika
Prej disa muajsh poliklinika i është nënshtruar rikonstruksionit të ambienteve të brendshme. Por afati i punimeve është shtyrë nga firma që ka marrë përsipër punimet dhe detyrimisht nuk punohet me kapacitete të plota. Aktualisht specialistë të ndryshëm kryejnë vizita në një dhomë. Çka do të thotë se specialisti okulist qëndron me atë të veshkave apo zemrës, e me radhë, ndërsa situata është bërë problematike si për mjekët dhe për qytetarët që kërkojnë të kryejnë vizita. Njëkohësisht ka vështirësi edhe për vendosjen e aparaturave, të cilat kërkojnë dhoma të posaçme për instalimin e tyre. Drejtori i këtij spitali shprehet se pritet që Ministria e Shëndetësisë të kthejë një përgjigje për pajisjen me aparatura dhe pajisje të domosdoshme për funksionimin normal të poliklinikës. Njëkohësisht pritet që të mbarojnë punimet për rikonstruksionin e ambienteve në mënyrë që të punohet me kapacitete të plota.
2 Dhjetor 2008