E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banda e hajduteve terrorizon bizneset

Berat- Banda e hajduteve, terrorizon biznesmenet beratas me plackitjet e dyqaneve luksoze. Te njohur si kontingjent kriminale dhe te denuar me pare per krimin e vjedhjes, prej dy javesh ata ndiqeshin nga agjentet ne veprimtarine e dyshuar. Burime zyrtare thane se jane zbuluar 3 prej vjedhjeve te butikeve dhe argjendarive, ndersa dyshohen edhe per 5 plackitje te tjera, te kryera gjate ketyre muajve. Vlera e sendeve te vjedhura shkon ne mbi 2 milione leke, ndersa nje pjese e materialeve u sekuestruan ne cilesine e proves materiale. Policia tha se gjate operacionit te koduar "Butiku", jane ndaluar oret e vona te se dieles Lonard Guci, i thirrur "Xhuxhi", 20 vjec, banues ne lagjen "Deshmoret e Kombit", Afrim Xhuka, banues ne lagjen "Barrikade", 30-vjec dhe Engjell Muka, me pseudonimin "Iriqi", 33 vjec,banues ne lagjen "30 Vjetori". Te tre te arrestuarit jane te denuar me pare per vjedhje.
Te alarmuar nga denoncimet per vjedhjen e dyqaneve, kryesisht argjendari dhe butike luksoze ne lagjet e qendres se qytetit, komisariati i Beratit ngriti nje grup hetimor me specialistet me te mire. Ekspertet nisen te fiksonin dhe krahasonin gjurmet e gishterinjve ne vendngjarje te ndryshme dhe prej dy javesh intensifikuan investigimin duke mbajtur nen vezhgim te dyshuarit. Tre te dyshuarit qe mbanin edhe pseudonime, vepronin ne bashkepunim dhe fshehtesi te plote, per te mos rene ne sy te policise. Pasi jane siguruar provat nepermjet ekspertizave dhe pergjimeve telefonike e ambientale, mbremjen e se dieles agjentet kane vepruar per arrestimin e te dyshuarve. Dy vjedhjet e fundit sipas policise vendore jane kryer me 21 janar ne nje dyqan bizhuterie dhe nje butik, ne vleren e demit 7 mije euro. Gjate operacionit jane sekuestruar 1 kamera, bizhuteri floriri, rroba te ndryshme te vjedhura ne dyqan veshmbathjesh. Burime policore thane se grupi dyshohet edhe per 6 vjedhje te tjera dyqanesh ne qytetin e Beratit, per te cilat po hetohet.
Dyshimet
Grupi hetimor dyshon edhe per vjedhje te kryera nga ky grup jo vetem ne qytetin e Beratit. Gjate kontrollit te banesave te te dyshuarve jane gjetur sende materiale te vjedhura ne dyqane, si veshmbathje dhe bizhuteri floriri.

Te arrestuar:
Lonard Guci, "Xhuxhi", 20 vjec
Afrim Xhuka, 30-vjec
Engjell Muka, "Iriqi", 33 vjec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›