E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit kosovarë, dënojnë vrasjen e kolegut të tyre

Reagojnë nxënësit për vrasjen e kolegut të tyre në Kosovë. Ende këtë veprim nuk e ka bërë Ministria e Arsimit. Këshilli i Nxënësve të Kosovës dënon rastin e humbjes së jetës së nxënësit të gjimnazit “ Sami Frashëri” në Prishtinë si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj tij.

“Ne konsiderojmë që neglizhenca e institucioneve përkatëse rreth adresimit të dukurisë së dhunës në shkolla nuk i ndihmon aspak situatës aktuale dhe mësimdhënies më cilësore. Edhe më tutje, mijëra nxënës në vendin tonë vazhdojnë të jetojnë me frikën se do të jenë viktima të dhunës në shtëpi, rrugë por edhe në shkollë. Dhuna fizike dhe psikologjike që përjetojnë nxënësit zbatohet në forma të ndryshme: rrahje, fyerje, ngacmime gjinore, trajtim johuman etj. Në disa raste po marrin edhe jetët e bashkëmoshatarëve tanë” thuhet në deklaratën për shtyp.

Këshilli i nxënësve të Kosovës tenton t`i sensibilizojë shkollat, Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe teknologjisë në lidhje me “dhunën në shkolla” dhe pasojat që mund t`i mbartë. Nxënësit kosovarë i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit ti adresojë këto çështje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›