Nxënësit, kurset "do legalizohen" në shkollë
Prindërit të cilët nuk kanë mundësi t‘i çojnë fëmijët në kurse private, por nga ana tjetër edhe ata që nuk duan të shpenzojnë më para për këtë shërbim, do të jenë më të qetë duke nisur nga ky vit. Nxënësit të cilët kanë probleme me lëndë të caktuara, nuk do të kenë vetëm një opsion: të ndjekin kurse private në shtëpinë e "zyshave", apo t‘i marrin ato në banesën e tyre. Një udhëzim i Ministrisë së Arsimit do të mundësojë krijimin e hapësirave për konsulta suplementare të programuara, të cilat do të zhvillohen në shkollat e mesme në të gjithë vendin. Konkretisht nga këto konsulta do të përfitojnë ata nxënës të cilët kanë vështirësi në lëndë të ndryshme. Lajmin e ka dhënë dje ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në analizën e Drejtorisë Arsimore të Qarkut Tiranë. Ndërkohë që ka shpjeguar për të gjithë se shkolla duhet të jetë mirëpritëse, ku të krijohet një ambient i ngrohtë për nxënësit. Për më shumë, mësueset duhet t‘i ndihmojnë ata për të gjetur talentet e tyre, për të marrë pjesë në aktivitete sportive dhe për t‘i ndihmuar me konsultime suplementare në ambientet e shkollës. Ende nuk dihet se si do funksionojnë konkretisht këto orë suplementare, plani, apo nëse do të ketë honorare apo shtesa page për mësueset që do të përfshihen në këtë proces.
Konsultimet
"Shkolla duhet të bëhet shtëpia e dytë për çdo nxënës. Ajo do të mbështesë, përmes konsultimeve të planifikuara, nxënësit që kanë vështirësi në përvetësimin e programit mësimor. Prindërit dhe nxënësit duhet të kenë besim te shkolla dhe mësuesit dhe të mos u drejtohen më kurseve private. Ne nuk do t‘i tolerojmë mësuesit që t‘i detyrojnë nxënësit të ndjekin kurse private", sqaroi ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Sipas tij, shkolla duhet të zhvillojë programe të plota që nxisin talentet. Çdo nxënës duhet të ketë mundësi të jetë i përfshirë në një rreth lëndor apo shkencor. Nxënësit duhet të kenë mundësi për të zhvilluar veprimtari kulturore - sportive në shkollë. "Është krejtësisht realiste që çdo ditë të gjithë mësuesit të planifikojnë një orë në ditë për konsultimet dhe veprimtaritë e tjera në shërbim të nxënësve", sqaroi ministri.
Inspektimet
Pas "pjekjes" së udhëzimit nga Ministria e Arsimit, rregulla të forta do të vendosen për "zbulimin" e rasteve kur mësueset tërheqin në kurse private nxënësit e tyre. Një rrjet informacioni do të vendoset mes drejtorive të shkollave, inspektorëve të arsimit, drejtorive arsimore. Në rast se do të vërtetohet dhe do të faktohet, qoftë edhe me dëshmi konkrete nga nxënësit që mësuesit e shkollave bëjnë kurse private, atëherë do të merren masa, të cilat shkojnë deri në largim nga puna. Sipas Ministrisë së Arsimit, "legalizimi" i kurseve apo konsultave nuk do të sjellë shfarosjen e kurseve private, por të paktën është një fillim i mirë për t‘i çrrënjosur këto metoda fitimprurëse për mësuesit, sidomos për arsimtarët e shkollave të mesme.
Sakaq, nga viti në vit tarifat për orët suplementare që mësuesit e shkollave bëjnë privatisht me nxënësit kanë ardhur duke u rritur ndjeshëm.