Pollo solli "modën" e konsultave "ligjore"
Udhëzimi i ministrit Tafaj për konsultat në shkollë është një ide e freskët që vjen nga dikasteri i arsimit. Për kurset private është folur më parë edhe nga ish-ministri i Arsimit dhe i Shkencës, Genc Pollo. Pak ditë pas emërimit të tij, Pollo sqaroi se mësuesit që do të kapeshin duke zhvilluar kurse private, do të shkarkoheshin nga detyra. Për më shumë, kurset private nuk do të lejoheshin si në ambientet e shkollave, ashtu edhe në ambientet e shtëpisë. Më pas, kur nisi projekti i maturës shtetërore, Pollo vendosi që para provimeve të maturës, si për lëndët me detyrim, ashtu edhe për ato me zgjedhje të vendosi të sugjeronte për ndihmë konsultimet në shkollë. Kështu u caktua që për një javë rresht para provimeve mësuesit do të bënin konsulta, ndërsa nxënësit do t‘i frekuentonin ato sipas dëshirës.
Ndërkaq, gjatë këtyre katër viteve nga kontrollet dhe inspektimet nuk rezultoi të kishte ndonjë valë shkarkimesh në radhët e mësuesve për shkak të kapjes së tyre në "flagrancë", duke kryer kurse private në shkollë, apo shtëpi...