E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: "Hetimi ndaj Rames dhe mafies se tokave e te ndertimit"

Kryetari i grupit te Keshilltareve te Partise Demokratike ne Keshillin Bashkiak te Tiranes, Ferdinand Poni reagoi dje ne lidhje me deklaraten e kreut te bashkise, Rama mbi komisionin hetimor per lejet e ndertimit te bashkise se Tiranes. "Sot Edvin Kristaq Rama, u shfaq para kamerave ne panik dhe deshperim te thelle, i cekuilibruar, megjithese e kemi te veshtire ta themi nese eshte per arsye patologjike, apo nese i eshte shkaktuar nga vendosmeria jone per te vene para pergjegjesise, kupolen e mafies se ndertimit, inspiruesin dhe realizuesin e shkaterrimit e pervetesimit te mbi gjysme milione m2 troje dhe pasuri publike te perbashket, apo dhe te qytetareve te Tiranes", tha Poni. Ai u shpreh me tej duke thene se "Rama, ky uzurpues e abuzues i pangopur dhe shkeles permanent i ligjit, ky urrejtes patologjik i sistemit te drejtesise dhe i gjykatave, ku burracak dhe shok i grupeve te abuzimit me token dhe ligjin, cuditerisht kujtohet qe paska gjoja Gjykate Kushtetuese dhe qe ky na qenka panciri i 'don Edvinit' per t'u mbrojtur nga iniciativa e keshilltareve demokrate dhe Keshillit te Bashkise se Tiranes per te hetuar mbi abuzimet e tij dhe per me teper per ta shkarkuar per veprimtarine e tij mafioze e kriminale me pronen e pasurine publike". Sipas Ponit, mbeshtetur ne ligjin Nr 8652 date 31.07.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore", neni 32, pika e, ne kemi plotesisht te drejten te hetojme flete per flete, abuzim per abuzim, vjedhje per vjedhje te kesaj monstre shkaterruese te qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›