E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxënësit, sherr me thika për të dashurën



TIRANE - Një sherr i nisur brenda shkollës mes dy 17-vjeçarëve, në klasa paralele, ka vazhduar edhe pas mësimit me fyerje e kërcënime e më pas jashtë oborrit në disa rrugica, njëri prej tyre ka vënë në përdorim thikën. Ngjarja ka ndodhur në rrugicën pranë disa pallateve, përballë shkollës "Harry Fultz", pasi nxënësit e vitit të tretë, Egi Velgani dhe Myrteza Zymbyli, kishin mbaruar mësimin. Burime nga Komisariati nr.3 i Tiranës thanë se debati ka nisur brenda ambienteve të shkollës së mesme "Harry Fultz" dhe ka përfunduar me një të plagosur lehtë, jashtë ambienteve të saj. Myrteza Zymbyli, duke pretenduar se Egi Velgani i ngacmonte të dashurën, e ka goditur me thikë pas shpine, por fatmirësisht plaga nuk ka qenë e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›