E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vajza denoncon: 3 veta bënë seks me mua në grup



TIRANE - Tre të rinj nga fshati Marikaj i Tiranës janë arrestuar nga oficerët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, pasi akuzohen se kanë përdhunuar fqinjën e tyre 15-vjeçare. Ngjarja është denoncuar në polici nga babai i vajzës me iniciale S.K., i cili ka parë vajzën që është kthyer vonë në shtëpi dhe gjithashtu, kishte shenja dhune në trup. Edhe pse nuk ka dashur të rrëfejë asgjë rreth ngjarjes, pasi ishte e tronditur, në fund vajza ka vendosur t'i tregojë nënës se ishte përdhunuar nga 3 djem, që banonin në shtëpitë ngjitur me të tyren. Të alarmuar, menjëherë prindërit e 15-vjeçares kanë lajmëruar policinë për të shkuar në vendin e ngjarjes. Përgjatë gjithë natës, duke gdhirë dita e djeshme, oficerët e policisë kanë kryer verifikime në të gjitha lagjet e fshatit Markiaj, pasi 3 djemtë, që vajza pretendonte se janë autorë të ngjarjes, nuk ndodheshin në shtëpitë e tyre. Vetëm në orët e para të mëngjesit policia ka mundur të kapë autorët e dyshuar, Albi Mara, 21 vjeç, Eni Subashi, 20 vjeç dhe Endri Dunga, 19 vjeç, të cilët janë arrestuar dhe shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Gjatë deklarimeve të saj, vajza pretendon se është marrë me forcë nga të tre djemtë në momentin kur ajo po shkonte në shtëpi. Sipas saj, pasi e kanë hipur në një makinë, e kanë dërguar në një banesë të braktisur dhe kanë abuzuar seksualisht me të, jashtë dëshirës së saj. Por veç këtij rasti, vajza ka treguar se këtë veprim ata e kanë kryer edhe herë të tjera me të, por nga frika dhe nga turpi, 15-vjeçarja nuk u ka treguar asgjë familjarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›