Nxirren edhe dy kufoma të tjera nga liqeni, identifikohet një i ri
Janë nxjerrë edhe dy trupa të tjerë nga liqeni i Butrintit, të cilët e çojnë në katër numrin e viktimave të tragjedisë në liqenin Butrintit. Ndërkohë, policia dyshon se edhe i humburi tjetër, 17-vjeçari Ndriçim Myftari, mund të ketë qenë në varkë mbrëmjen e së dielës. Ditën e djeshme, pas kërkimeve intensive, në vendin e ngjarjes, palombarët e repartit RENEA kanë arritur të nxjerrin edhe dy kufoma të mbytura. Sipas policisë, një trup i përket Festim Hoxhës nga Fieri, ndërsa tjetri dyshohet se është i Amarildo Kukës. Ndërkohë për të humburin tjetër, 17-vjeçarin Ndriçim Myftari, ende nuk ka asnjë lajm. Nga deklarimet e personave të shoqëruar, policia dyshon se edhe ai mund të ketë qenë në varkë ditën e tragjedisë. Por përveç kërkimeve në liqen, po vazhdohet që të kontrollohet edhe zona përreth. Sipas policisë, ka qenë tepër e vështirë që të përcaktohet numri i saktë i të mbyturve, pasi personat e shoqëruar janë grumbulluar nga organizatorët e këtij kalimi të paligjshëm të kufirit, nga zona të ndryshme të vendit, të cilët nuk kanë njohje me njëri-tjetrin. Policia njofton se kërkimet në vendin e ngjarjes do të vazhdojnë pa ndërprerje.
Sipas policisë, po vazhdojnë intensivisht hetimet për këtë çështje. Nga veprimet e deritanishme, policia njofton se numri i viktimave është katër. Megjithatë, vazhdojnë komunikimet me të gjithë komisariatet e policisë në vend për marrjen e informacioneve nga të gjithë zonat e vendit, për njerëz të denoncuar si të humbur ose të nisur drejt shtetit grek ditët e fundit, për t’i orientuar në hetimin e plotë të kësaj çështjeje.
Ende nuk ka asnjë gjurmë të 17-vjeçarit të humbur Ndriçim Myftari. Megjithatë, policia dyshon se edhe i riu mund të ketë qenë në varkë. Kjo vjen nga deklarimet e personave të shoqëruar, duke bërë kështu që të mendohet se edhe Myftari mund të jetë mbytur mbrëmjen e së dielës. 17-vjeçari u zhduk të dielën, pas përmbytjes së varkës në liqenin e Butrintit, po me gjithë kërkimet e shumta, nuk është arritur që të gjendet asnjë shenjë në lidhje me të. Përveç kontrolleve në det, u bënë kërkime dhe në fshatrat dhe zonën përreth. Megjithatë, ende Myftari nuk është gjetur. Ditën e djeshme, palombarët arritën që të nxirrnin dy trupa nga liqeni. Fillimisht u dyshua se ndonjë nga trupat e gjetur i përkiste 17-vjeçarit nga Lushnja. Por më pas babai i tij, Ylli Myftari, mohoi që trupi t'i përkiste djalit të tij, pas verifikimeve. Policia nuk mund të japë një informacion të qartë, nëse kjo viktimë ka qenë në varkën që u përmbys të dielën në darkë në liqenin e Butrintit.