Tragjedia e Butrintit, arrestohen 2 organizatorë, në kërkim 4 të tjerë
Policia e Shtetit ka arrestuar dy prej personave përgjegjës për tragjedinë e Butrintit, ndërsa ka shpallur në kërkim katër të tjerë. Ditën e djeshme iu vunë prangat Ahmet Bushit dhe Bashkim Senas. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim Dashamir Mane, Brahim Madhi, Hyqmet Sollaku dhe Albert Gega. Pas përmbytjes së një varke të mbushur me klandestinë mbrëmjen e së dielës, ku humbën jetën katër persona, ndërsa një rezulton i zhdukur, u shpallën në kërkim gjashtë persona. Policia krijoi menjëherë grupin e hetimit, të kryesuar nga prokurori i Rrethit Gjyqësor Sarandë, Alfred Agolli, në përbërje të të cilit janë drejtues të policisë së Qarkut Vlorë, drejtues të Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, oficerë të Policisë Gjyqësore, ekspertë kriminalistë, e mjeko-ligjorë.
Në vendin e ngjarjes, menjëherë janë dërguar njësi speciale të repartit RENEA dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, për të bërë kërkime profesionale në ujë. Në polici janë shoqëruar dhe pyetur në komisariatin e policisë 27 persona. Mbrëmjen e së dielës një grup prej së paku 24 personash, po kalonin nëpërmjet liqenit të Butrintit, për në territorin grek. Ata u ndanë në dy grupe. Ndërsa grupi i parë ia doli të kalonte, për grupin e dytë kalimi në liqen rezultoi fatal për jetët e tyre. ndërsa bëri pak metra rrugë, varka filloi të merrte ujë, duke filluar që të fundosej. Kjo bëri që tek njerëzit të shkaktohej panik dhe më pas, barka të përmbysej. Nga kjo, humbën jetën katër persona dhe një tjetër rezulton i zhdukur. Viktimat janë Elvira Jaho, 22 vjeçe dhe vajza e saj, 3-muajshe. Ndërsa një ditë më vonë u gjendën trupat e dy personave të tjerë, Festim Hoxha nga Fieri dhe trupi tjetër dyshohet të jetë i Armarildo Kukës.
Të shpallur në kërkim
1. Dashamir Mane
2. Brahim Madhi
3. Hyqmet Sollaku
4. Albert Gega
Të arrestuar
1. Bashkim Sena
2. Ahmet Bushi