Nxirrte gurë nga mali, rrëshqet dhe vdes
21/10/2004 Nxirrte gurë nga mali, rrëshqet dhe vdes
KRUJË - Një punëtor i një guroreje në qytetin e Krujës ka gjetur vdekjen, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur.
Viktima, Asllan Gabili, 47 vjeç, nga Kruja, në momentin e aksidentit ka qenë duke punuar.
Burime policore thanë se ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, në guroren e Sabri Priskës, në Krujë. Gjatë procesit të punës, në kohën ku së bashku me punëtorët e
tjerë të gurores viktima Asllan Gabili ka qenë duke hequr gurët nga mali, që përdoren për t’u djegur në furrat e gëlqeres, ka rrëshqitur dhe ka rënë mbi gurë që kanë qenë poshtë vendit ku ndodheshin punëtorët e tjerë.
Punëtori është dërgur menjëherë në spitalin e qytetit të Krujës, por ai nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve dhe hemorragjisë, duke vdekur në spital.
Qyteti i Krujës është i njohur për prodhimin e gëlqeres, për shkak të cilësisë së gurit që gjendet aty, e cila më pas shitet në qytetet e afërta me të.