Ujërat e Lumës rrëmbejnë 17-vjeçaren
21/10/2004 KUKËS - Ka shkuar për të ndihmuar të afërmit në fshatin Lojme, të rrethit të Kukësit, në mbledhjen e ushqimit për blegtorinë, në prag të dimirit të ashpër, por duke kaluar nga njëra anë e lumit Luma në tjetrën ka gjetur vdekjen.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës, kur 17-vjeçarja Silvana Murati, nga fshati Shtiqën, i rrethit të Kukësit, ka gjetur vdekjen. Ajo ka qenë duke transportuar kashtë misri nga njëra anë e lumit Luma në tjetrën, por gjatë kalimit nuk ka mundur të përballojë valën e lumit, e cila e ka marrë përpara. Megjithë thirrjet për ndihmë të 17-vjeçares, të afërmit nuk kanë arritur ta ndihmojnë, ndërsa ujërat e kanë marrë përpara.
Vetëm pas disa minutash është bërë e mundur nxjerrja e trupit të mbytur të 17-vjeçares.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e komisariatit të policisë të rrethit, të cilat vetëm sa kanë konfirmuar mbytjen aksidentale në ujë të vajzës.