E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Rr. Zelaudin Zorba, pa ndriçim dhe asfalt

Vetëm pak kohë nga rikonstruksioni i saj, Rr. Zelaudin Zorba pranë Fakultetit të Mjekësisë në kryeqytet ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe shqetësuese për qindra banorët e kësaj zone. Si mjetet automobilistike, ashtu edhe qytetarët e thjeshtë këmbësor, tashmë e kanë tepër të vështirë të kalojnë, pasi rruga është bërë gropa-gropa nga cilësia e dobët e punimeve. Kështu në një zonë kaq pranë qendrës së kryeqytetit, mjetet zhyten në baltë dhe në gropat e mbushura me ujë. Më problematike paraqitet situata në përudhën e dimrit, ku balta dhe uji e kthejnë këtë rrugë në të pakalueshme dhe në makth për banorët. Gjithashtu edhe në periudhën e verës e njëjta vështirësi krijohet nga pluhuri. Banorët ankohen për këtë situatë dhe sakaq denoncojnë publikisht abuzimet  me fondet e rrugës, pasi punimet janë kryer me cilësi të dobët me qëllim për të përfituar me anë të zvogëlimit të kostos së punimeve. Sipas qytetarëve  përgjegjësit për çuarjen e rrugës në një gjendje të tillë vetëm pak kohë pas rikonstruktimit të saj të plotë, janë përfaqësuesit e firmave ndërtuese, ashtu edhe kontrolli i Bashkisë së Tiranës për cilësinë punimeve. Rruga që shtrihet ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë dhe ndërtimit të spitalit amerikan, ndërlidh disa lagje të mbipopulluara në zonën e Alliasit, që nga ura e Babrroit, deri në lidhjen më rrugën kryesore të quajtur Rr. e Dibrës pranë QSUT-s. Banorët e kësaj zonë që vuajnë infrastrukturën e dërmuar të rrugës, gjithashtu ankohen edhe për infrastrukturën e rrugëve midis blloqeve të banimit, në të cilat nuk është hedhur as edhe 1 metër asfalt që kur ky vend është mbushur me ndërtimin e banesave të reja mbas viteve 90. Ndërkaq, banorët janë organizuar vetë me shpenzimet e tyre, për të hedhur sadopak zhavorr në rrugët brenda lagjeve, pa pritur investimet e bashkisë, që sipas tyre i ka lënë krejtësisht jashtë vëmendjes. Këto janë abuzimet me fondet për rikonstruksionin e rrugëve të kryeqytetit, ku firmat ndërtuese marrin tenderët, bëjnë sikur punojnë formalisht, mandej ndajnë paratë me ato që japin tenderët. Si mos ti mjaftonin këto, rrugës i mungon edhe ndriçimi, duke e vështirësuar më tej lëvizjen e qyfterëve gjatë natës.  

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›