E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, banesa në flakë, zjarrfikësit shpëtojnë elektricistin

Forcat zjarrfikëse të Shkodrës kanë shpëtuar një elektricist të shtunën, kur jeta e tij u rrezikua seriozisht nga flakët që përfshinë apartamentin në të cilin ai ishte duke kryer punime. Nga burime të policisë së Shkodrës, mësohet se ngjarja ka ndodhur në apartamentin e shtetasit Bardhok Dodo, në lagjen Xhabije në Shkodër, në të cilën elektricisti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke kryer instalime në rrjetin e brendshëm elektrik. Flakët në apartamentin e shtetasit Doda shkaktuan panik tek fqinjët e tij, ndërkohë që ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëseve normalizoi situatën. Mësohet se elektricisti ka marrë plagë të lehta, ndërsa dëmet materiale në shtëpinë e familjes Doda ishin minimale falë operacionit të repartit zjarrfikës. Grupi hetimor i policisë dhe i zjarrfikësve po punojnë për gjetjen e shkakut të këtij zjarri, që nga burimet paraprake mendohet të jetë pasojë e pakujdesisë së punonjësit që kryente instalimet brenda banesës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›