E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revoltë në burgun e Burrelit, të burgosurit vetizolohen



Rikthehen revoltat në burgun e sigurisë së lartë në Burrel. Plot 30 të burgosur janë mbyllur në një nga qelitë e burgut për të kërkuar në një takim me Ministrin e Drejtësisë Enkeled Alibeaj. Duke pretenduar se janë dënuar me pa të drejtë, të burgosurit kanë kërcënuar se do të djegin veten nëse nuk u mundësohet një takim me ministrin Alibeaj. 30 të burgosur janë mbyllur ne një nga ambientet e burgut dhe kërkojnë të takojnë ministrin e Drejtësisë Enkeled Alibeaj. Burime brenda burgut të Burrelit konfirmojnë se të burgosurit janë shprehur se nëse nuk takojnë ministrin atëherë do të djegin veten. Të 30 të burgosurit kërkojnë rigjykim të çështjeve të tyre, pasi pretendojnë se janë dënuar në mënyrë të padrejtë. Shkak i revoltës së tyre është bërë ushtrimi i dhunës dhe me pas transferimi i të burgosurit Emiljano Reçi në burgun e Tepelenës. Aktualisht burgu i sigurisë së lartë është i rrethuar nga forca të shumta policie, për të shmangur një përshkallëzim të situatës.

29 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›