Rreth, 90 për qind e aparaturave në spitale, jashtë funksionit
Rreth 90 për qind e aparaturave që ndodhen në spitalet e vendit janë jashtë funksionit për kryerjen e vizitave për pacientët që drejtohen çdo ditë pranë qendrave shëndetësore apo klinikave të ndryshme. Një pjesë e madhe e tyre kanë rrezatim të dëmshëm për pr trupin e njeriut. Ky është një realitet i hidhur për fatin e pacientëve dhe të spitaleve tona, në një kohë kur në spitalet e huaja aparaturat zëvendësohen çdo pesë vjet. Ndërsa aparaturat në vendin tonë janë blerje të viteve ’60, të cilat kanë zënë vend të të gjitha spitalet tona. Në 39 spitalet tona, Ministria e Shëndetësisë ka kuptuar se aparaturat gjysmë shekullore thjesht mbushin procesverbalet ndërsa në realitet kanë vite të tëra që ndodhen jashtë përdorimit. Duke u përballur me një situatë të tillë, Ministria e Shëndetësisë, ka vendosur të mos pranojë më donacionet nga të huajt pa kryer një herë kontrollet paraprake të funksionimit të tyre. Një pjesë e madhe, vijnë nga firma fantazmë dhe nuk punojnë asnjë ditë. Një histori e ngjashme ka ndodhur në Spitalin e Durrësit me aparaturën e Dializës që është dhuruar nga Qendra Spitalore e Pizës. Kjo aparaturë nuk vihet në përdorimit që nga dita e dorëzimit, në pritje të një marrëveshje mes palëve. Ndërsa në Elbasan skaneri i premtuar nuk ka mbërritur ende, duke detyruar pacientët të ekzaminohen në privat. Me një përllogaritje të thjeshtë, në spitalet e vendit rezultojnë në punë vetëm 10 për qind e aparaturave, të cilat presin vizitat e pacientëve do ditë. Ndërsa, Ministrisë së Shëndetësisë, do t’i duhen miliona euro për të përballuar nevojat që kanë spitalet për aparatura. Por deri në këtë kohë, pacientët janë të detyruar të braktisin spitalet dhe t’iu drejtohen klinikave private, në të cilat duket se nuk mungon pothuajse asnjë. E, ndërsa jo që i vret më shumë qytetarët janë çmimet e kripura që duhet të paguajnë kundrejt një vizite në klinikat private.
29 Prill 2008