E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka:” Klinikat do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta”



Pas ngjarjes së ndodhur, për vdekjen e pacientes nga Korça, Ministria e Shëndetësisë ka reaguar për ngritjen e një grupi pune për kryerjen e hetimeve. Ministri i Shëndetësisë, Nard Ndoka, deklaroi se pas kësaj ngjarjeje të gjitha klinikat private do t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta nga Ministria e Shëndetësisë, jo vetëm për dokumentacionin, por edhe për profesionalizmin e mjekëve që shërbejnë aty. Ndoka deklaron se të gjitha rastet e hetuara deri tani, mjekët kanë rezultuar të pafajshëm. Sipas tij, humbja e jetës në sallat e operacionit kërkojnë edhe hetimin e prokurorëve, pasi një përqindje për gabimet e njerëzore ka edhe në shtetet më të zhvilluara.

29 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›