OBSH: 6% e vdekjeve, nga mungesa e gjimnastikës
Sëmundje si: zemra, tensioni, diabeti, obeziteti apo të tjera si këto mund të parandalohen duke kryer më shumë aktivitet fizik. Sipas një raporti të fundit të bërë publik nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rreth 6 për qind e vdekjeve në vendet e Evropës kanë ndodhur si pasojë e inaktivitetit fizik.
Çdo vit, mungesa e aktivitetit fizik është përgjegjëse për 600 mijë vdekje në rajon dhe mbipesha ose obeziteti janë shkaku i mbi një milion të tjerave. Janë alarmuese vlerësimet mbi kostot direkte dhe indirekte të kujdesit shëndetësor, humbjen e fuqisë ekonomike për shkak të sëmundjeve, paaftësitë për punë të lidhura me sëmundjet, apo vdekja e parakohshme. Ndërkaq, lidhur me të njëjtin problem, Instituti i Shëndetit Publik në bazë të studimeve të kryera ka deklaruar se edhe adoleshentët nuk kryejnë gjimnastikë apo sporte për të qenë më të shëndetshëm. Por në kategorinë e sportdashësve ka më shumë meshkuj, sesa femra.