E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat e reja ndërtohen me termoizolim

Të gjitha shkollat që do të ndërtohen në vendin tonë duke filluar që këtë vit do të jenë të veshura me termoizolim. Këtë e ka deklaruar dje, ministri i Arsimit, Genc Pollo. I gjendur në shkollën e mesme "Petro Nini Luarasi" bashkë me drejtorin e KESH-it, Gjergji Bojaxhi, ai u ka kërkuar nxënësve që të kontribuojnë edhe ata në kursimin e energjisë elektrike. Po kështu, u është këshilluar përdorimi i llambave fluoreshente që kundrejt asaj inkandeshente janë më jetëgjatë dhe kursejnë më shumë energji. Takimi i djeshëm me nxënës u zhvillua në vijim të projektit të MASH dhe KESH për kursimin e energjisë elektrike, pas lançimit të fushatës në shkollën 9-vjeçare "Qazim Turdiu" në shkurt. Zyrtarët shtetërorë kanë folur para të rinjve edhe për mentalitetin e mëparshëm, atë të viteve të komunizmit që e konsideronin energjinë si malli i përbashkët. "Ne mund të kontribuojmë duke ndikuar në gjëra fare të vogla dhe të thjeshta për kursimin e energjisë në ambientet ku jetojmë dhe mësojmë", u shpreh Bojaxhi. Projekti synon ndërgjegjësimin e të rinjve nëpërmjet informimit nëpër shkolla për përdorimin me eficencë të energjisë elektrike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›